Në fokus

February 20, 2020 | 8:12

Çfarë janë ulcerat peptike dhe si mund t’i dallojmë ato?

Ulcerat peptike janë plagë që zhvillohen në brendësi të stomakut, ezofagut të poshtëm apo zorrëve. Ato formohen zakonisht si rezultat i një inflamacioni të shkaktuar nga bacteria H. pylori, si dhe nga gërryerja e acideve të stomakut. Ulcerat peptike janë një problem i shpeshtë shëndetësor.

Ekzistojnë 3 lloje të ulcerës peptike:

  • Ulcerat gastrike – ulcera që zhvillohen në brendësi të stomakut.
  • Ulcerat ezofageale – ulcera që zhvillohen në brendësi të ezofagut.
  • Ulcerat duodenale – ulcera që zhvillohen në seksionin e sipërm të zorrëve, të quajtur duodenum.

Çfarë i shkakton ulcerat peptike?

Dëmtimin e veshjes (mukozës) së stomakut, ezofagut dhe duodenit mund ta shkaktojnë faktorë të ndryshëm. Këtu përfshihen:

Helikobakter pylori (H. Pylori), një lloj bakteri që mund të shkaktojë një infeksion në stomak dhe inflamacion.

Përdorimi i shpeshtë i aspirinës, ibuprofenit dhe ilaçeve të tjera anti – inflamatore. Risku i lidhur me këtë sjellje është më i lartë tek femrat dhe personat mbi moshën 60 vjeç.

  • Duhanpirja
  • Konsumimi i tepërt i alkoolit
  • Radioterapia
  • Kanceri i stomakut
  • Simptomat e ulcerës peptike

Simptoma më e zakonshme e ulcerës peptike është një dhimbje abdominale djegëse që përhapet nga kërthiza deri në kraharor, që mund të variojë nga e lehtë, në dhimbje shumë të rëndë. Në disa raste, dhimbja mund t’ju zgjojë gjatë natës. Ulcerat e vogla peptike mund të mos shfaqin simptoma në fazat e hershme.

Shenja të tjera të zakonshme të ulcerës peptike përfshijnë:

  • Ndryshime në oreks
  • Të përziera
  • Të vjella
  • Dhimbje gjoksi
  • Probleme me tretjen
  • Jashtëqitje të errët ose të gjakosur
  • Humbje të pashpjegueshme peshe

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top