Posta

February 20, 2020 | 8:10

Posta nga Denata Toçe/ Si t’i fokusoj energjitë?

Përshëndetje. Jam një vajzë 29 vjeçe kam dhe një fëmijë. Kam jetuar në Itali 20 vjet dhe tani prej dy vitesh jam zhvendosur në Gjermani. Ajo që më shqetëson është se kam mbetur pa punë për momentin dhe nuk di se si t’i fokusoj energjitë e mia?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje. E kuptoj se fillimi është i vështirë. Nëse të ardhurat nuk janë problem deri sa të gjeni një punë, atëherë ju keni mjaftueshëm arsye për të përqendruar energjitë tek fëmija juaj. Nuk e di se çfarë moshe ka fëmija, por shpenzoni kohë me të, organizoni një ditë të planifikuar për ta njohur më mirë dhe për të përftuar të dy nga njëri-tjetri. Organizoni piknikë, lojëra, aktivitete argëtuese. Ftoni dhe prindër të tjerë për të ndarë një pasdite së bashku, nga komuniteti i prindërve nëpër institucionet e edukimit, edhe sikur vetëm një prind të pranojë.

Organizoni një bibliotekë me libra tashmë një gjermanisht për fëmijën dhe ju. Dhe mbi të gjitha, shikoni se mos ndoshta identifikoni ndonjë talent tjetër tuajin jashtë punësimit profesional. Shumë nëna zbulojnë se bëjnë ëmbëlsira shumë të mira nga shtëpia dhe madje i shesin ato. Shumë të tjera kanë provuar të pikturojnë, të bëjnë kartolina, të qepin rroba dhe kanë hapur kështu hapësira edhe për biznes nga shtëpia. A nuk ju duken të gjitha këto arsye për të fokusuar energjitë tuaja?

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 145

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com