Në fokus

July 2, 2020 | 8:02

Çfarë kuptohet me fjalën rezistencë dhe çfarë do të thotë të jesh elastik

Një term i përdorur shpesh, ai i rezistencës, por jo gjithmonë i kuptuar në kuptimin e tij më të thellë. Çfarë kuptojmë me fjalën rezistencë?

Aftësia individuale për të mos shmangur problemet, situatat stresuese, dhimbjet; por për t’i menaxhuar ato. Qëllimi i rezistencës është të na mësojë që të mos mposhtemi nga gjithçka që është e vështirë.

Sapo kemi dalë nga një ngjarje e papritur dhe traumatike, ajo e pandemisë koronavirus. Një ngjarje që na ka mërzitur, ka shkaktuar dhimbje, për fat të keq edhe me vdekje. Rezistenca është ai vështrim i thellë, i vëmendshëm, jo sipërfaqësor, i aftë të na bëjë të kuptojmë kërcënimin pa u bërë skllevër ose viktima të tij.

Të jesh elastik nuk do të thotë të fshehësh frikën ose ankthet.

Praktikimi i rezistencës do të thotë të jesh i aftë të shikosh realitetin në fytyrë, në të njëjtën kohë të gjesh forcën për të mos u mbingarkuar prej tij dhe gjithashtu të jesh i aftë të imagjinosh të ardhmen.

Por çfarë do të thotë të jesh elastik?

Karakteristikat kryesore:

  1. Pranoni realitetin ashtu siç është;
  2. Besoni se jeta ka një kuptim, një qëllim.
  3. Ndjeni aftësinë për tu përmirësuar dhe dëshirën për ta zbatuar atë në praktikë.

Pranimi i realitetit është hapi më i rëndësishëm.

Rezistenca na mëson se çdo ngjarje, veçanërisht ato të vështira, janë një hap drejt rritjes personale e cila është pjesë e një shtegu dhe një qëllimi. Të mos pranosh që secili nga ne është pjesë e një modeli në të cilin ne jemi thirrur të jemi protagonistë do të thotë të mohosh kuptimin e jetës. Personi elastik kërkon, me përpjekje, të bëjë udhëtimin e tij dhe të përmbushë misionin e tij. Të mbajë një qëndrim real, por me dëshirën për të ecur përpara, për të imagjinuar dhe besuar në një të ardhme më të mirë.

Rezistenca na mëson të vlerësojmë të kaluarën dhe të shikojmë të ardhmen, por njëkohësisht të jetojmë të tashmen. Atë gjendje nga e cila askush nuk mund të shpëtojë dhe që paraqet bazën për rritjen e vërtetë njerëzore.

 

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top