Këshilla & Arsye

February 13, 2018 | 13:27

Çfarë mendojnë meshkujt për buzëkuqin?

Burrat janë mjaft kontradiktorë: ata pëlqejnë biondet dhe martohen me brunet; janë të hipnotizuar nga ngjyra e kuqe dhe buzët po ashtu, por nuk pranojnë që ta puthin atë.

Elegant por ndoshta më shumë për jetën e përditshme. Ja çfarë u pëlqen vërtet meshkujve modernë.

Buzëkuq apo shkëlqyes buzësh? Vetulla të lyera apo natyrale? Thonj të lyer me ngjyrë apo të palyer? Me pak fjalë: të lyer apo natyralë? Ky është problemi.

Ky është dyshimi që ka mbërthyer të gjitha gratë në lidhje me burrat dhe akoma nuk kanë një përgjigje.

Ndoshta sepse burrat janë një kontradiktë e vërtetë: ata tërhiqen nga gratë me buzë të kuqe, por pastaj nuk u pëlqen t’i puthin, nëse ka një buzëkuq në mes. Me sa duket burrat nuk kanë ide të qarta, por një gjë është e sigurt që gratë që shihni në mëngjes, janë të njëjta me atë të natës.

Sipas një studimi shkencor të kryer nga Universiteti i Rochester, burrat do të gjykojnë fytyrat më tërheqëse me pak make-up sepse ato janë më të qeta, një shenjë e autonomisë dhe kujdesit për trupin e tyre dhe mirëqenien në përgjithësi. Në fakt, edhe gratë janë të bindura së ata duan më shumë manipulime. Dhe në të vërtetë, studimet tregojnë se shikimi i njeriut kapet më shumë nga gratë që mbajnë buzëkuq në  ngjyrë të kuqe, por pastaj dalin nga fantazitë e tyre dhe hyjnë në jetën reale: në këtë pikë, më mirë pa buzëkuq apo shkëlqim.

Si përfundim, ata janë më të tërhequr nga imazhi i shkëlqyeshëm i femrës, por në krahët e tyre ata duan një grua sa më natyrale që është e mundur.

Përagtiti: Brikela Daci / Burimi /http://www.donnamoderna.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com