Këshilla & Arsye

December 16, 2017 | 16:01

Çfarë moshe është e përshtatshme për fëmijën të fillojë një gjuhë të huaj?

Gjuha e huaj është një dilemë e madhe për prindërit, pasi ata nuk e dinë me siguri se cila është mosha e përshtatshme që një fëmijë të mësojë një gjuhë të huaj.

femije

Sa më shpejt, aq më e lehtë është të mësosh:

Siç thonë neurobiologët, truri i njeriut, deri në moshën 11 vjeç, ka arritur potencialin. Që do të thotë se nga kjo moshë ai mund të asimilojë dhe të mësojë më lehtë informacione dhe stimuj të rinj. Pra, sa më shpejt që fëmija vjen në kontakt me një gjuhë të huaj, aq më lehtë do të jetë për mësimin e saj.

Edhe kur janë më të vegjël mund të filloni t’i njihni me një gjuhë të huaj. Në këtë moshë, fëmija nuk do të mësojë të shkruajë dhe të lexojë gjuhën e huaj. Mësimi bëhet përmes këngëve, poemave, fjalorëve dhe fotografive. Fëmija fiton një njohje të hershme të gjuhës.

Të shkruarit dhe të lexuari, zakonisht mësohet në klasën e 2-të të shkollës fillore, pasi ata tashmë kanë mësuar të lexojnë dhe shkruajnë në gjuhën amtare. Kështu, mësimi i njëkohshëm nuk do ta ngatërrojë fëmijën.

Megjithatë nëse shikoni se fëmija ka vështirësi ose e privon atë nga koha e tij e lirë atëherë duhet ta ndalosh atë. Mbani mend se truri i lodhur, nuk mund të asimilojë informacionin që merr.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top