Marrëdhënie

July 7, 2016 | 8:14

Çfarë mund “të fshehë” monotonia në çift

Ka kaluar shumë kohë që jeni bashkë, por ka pasur raste kur ke menduar se koha nuk është aleati juaj. Janë disa boshllëqe aty, të cilat dalin në sipërfaqe atëherë kur nuk kemi shumë gjëra për të biseduar çdo ditë. Di përgjigjet për pyetjet e tipit: “Çfarë do bëjmë në fundjavë? ose “Ku do të shkojmë me pushime?”. Në shumicën e rasteve, përgjigja është e prerë: “S’kam qejf për asnjë gjë”. As ti nuk je shumë larg nga kjo situatë. E vërtetë. Kemi prirje për ta lëshuar veten, përtojmë. Kemi arritur të bëjmë për veten personin me të cilin kemi rënë në dashuri. Jemi zhytur në këtë marrëdhënie dhe kemi harruar t’i kushtojmë vëmendje. Kujt? Marrëdhënies, sigurisht. Sepse në raportin në çift, ekzistojnë në fakt tri veta: ai, ajo dhe marrëdhënia. Marrim diçka sikur na takon. Nuk jemi të vëmendshëm ndaj nevojave që ka lidhja, në të njëjtën mënyrë i hedhim përgjithësitë e lumturisë sonë mbi supin e partnerit. Për këtë arsye, nuk duhet të ekzistojë fjala “mërzitje” në fjalorin e marrëdhënieve. Nëse arrin ta mërzitësh njeriun për të cilin ke ndjerë dikur tërheqje, arsyen nuk do ta gjesh te monotonia apo rutina. Ajo gjendet diku tjetër. Shpeshherë në veten tonë ose në raportin që kemi me veten. Edhe këtu kemi një lajm të ri: njeriu që gjendet pranë nesh është pasqyra jonë e përkryer. Ajo na tregon pa e kuptuar, pluset dhe minuset tona, ato që na pëlqejnë dhe ato që nuk na pëlqejnë te vetja, duke na ndihmuar të asimilojmë mësimet e jetës për ta përballuar atë në çast krize. Kur roli i partnerit në jetën tonë ka përfunduar, atëherë ndodh diçka, dhe ai/ ajo do zhduken nga jeta jonë. Do të ndahemi. Por arsyeja e vërtetë nuk është monotonia. Në këto kushte, nëse ndjen se nuk do të dalësh nga marrëdhënia që ke, ndërkohë që ajo të duket monotone, shiko çfarë duhet të bësh:

1. Fillo nga vetja Si ndihesh në lëkurën tënde? Pranon dhe do veten tënde, si femër, ashtu siç je? Nëse ti nuk do veten dhe nuk e pranon ashtu siç është, nuk mundet t’ia kërkosh tjetrit. Është kundër ligjeve të natyrës njerëzore. 2. Duaj veten për atë që je Në momentin kur do te arrish të duash veten ashtu siç je, do të thuash se je e

lumtur kështu, pa pasur nevojë për dikë tjetër pranë teje. Po. Një marrëdhënie e shëndetshme, bazuar në dashuri, jo në nevoja, do të thotë se nuk duhet të presësh nga tjetri konfirmimin e vlerës tënde dhe plotësimin e kërkesave të tua afektive, por diçka tjetër. Një marrëdhënie e shëndetshme e bazuar në ndjenjat nënkupton një shkëmbim natyral dhe të vazhdueshëm të burimeve që secili zotëron, i cili nuk shteron asnjëherë. Nuk do të mërzitesh kurrë edhe nëse rrini në heshtje pranë njëri-tjetrit me orë të tëra. Në këtë marrëdhënie nuk ke pritshmëritë për sa i përket sjelljes ose mënyrës së të folurit te partneri, sepse diçka është dashuri. Pritshmëri do të thotë nevojat e paplotësuara. Kaq. Atje ka një formë dashurie, por e kushtëzuar. Dhe kjo është një dashuri e pakët.

3. Kam një lajm të mirë Ndryshimi që pëson njeriu që fillon të vlerësojë dhe të dashurojë veten në mënyrë reale dhe autentike, ndihet edhe rreth tij. Do të perceptohesh si një femër e sigurt në vetvete dhe do të kesh admirimin që meriton. Atëherë do të dëgjosh se, në të vërtetë, bukuria vjen nga brenda. Dhe në atë çast, do të ndryshojë edhe ai. Do të ndihet i lehtësuar nga përgjithësia për të të bërë të lumtur dhe nga dilema se nuk do të dinte cila është mënyra e duhur për ta arritur këtë gjë. Sepse edhe ti je e lumtur. Dhe jeni bashkë për të t’u zhvilluar, për të qenë krijues, për të ndarë, jo për të ngarkuar veten me dështimet ose ëndrrat e parealizuara të tjetrit. Kjo do të thotë ndër-varësi.

4. Kushtoi vëmendje lidhjes si një “qenie” e pavarur nga ju Jacque Salome është një specialist i njohur për sa i përket marrëdhënieve njerëzore dhe librat e tij kanë bërë histori. Një prej tyre është “Vetmia në dy s’është për ne”.

5. Shiko partnerin tënd nga një perspektivë ndryshe Cilat janë nevojat e tij personale? Pranon veten? Ose ka nevojë gjithë kohën për risigurim. Është e mjaftueshme të vëresh pa bërë asgjë në këtë drejtim, vetëm në raste kur vjen në mënyrë natyrale gjatë marrëdhënies. Në fund të fundit, puna e marrëdhënies me partnerin është gjithashtu një gjë personale. Kështu, mos harro t’i kushtosh vetes disa çaste vetmie sepse ke mundësinë për të njohur veten më mirë, për të ndenjur përballë vetes dhe për të filluar së punuari në fushën e pranimit dhe dashurisë për veten. Janë librat, mentorët dhe udhërrëfyesit të cilët mund të mbështetesh në këtë rrugëtim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top