Këshilla & Arsye

October 21, 2016 | 9:45

Çfarë ndodh gjatë gjumit?

 Gjumi ndodh në cikle që zgjasin 90-110 minuta dhe ndahet në dy kategori: JO REM (i cili ndahet në katër faza) dhe gjumi REM

Gjumi JO REM

FAZA E PARË – Gjumë i lehtë, ku ne jemi gjysmë zgjuar e gjysmë në gjumë, që do të thotë se mund të zgjohemi shumë shpejt. Aktiviteti i muskujve fillon e bie.

FAZA E DYTË – Gjumë i vërtetë. Pas 10 minutash gjumi të lehtë, ne hyjmë në fazën e dytë që zgjat 20 minuta. Frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës ngadalësohen. Kjo llogaritet edhe si faza më e gjatë e gjumit te njerëzit.

FAZA E TRETË – Gjumë i thellë, gjatë të cilit truri fillon të prodhojë valët delta, që janë me amplitudë të lartë dhe frekuencë të ulët. Frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës janë në nivelin e tyre më të ulët.

FAZA E KATËRT – Karakterizohet nga frymëmarrje ritmike dhe aktivitet i ulët deri në limitet e muskujve. Nëse zgjohemi gjatë kësaj faze, ne nuk mund të ambientohemi dhe orientohemi menjëherë. Disa fëmijë “lagin krevatin” ose shikojnë “ëndrra të këqija” gjatë kësaj faze.

Gjumi REM

Lëvizja e shpejtë e syve (REM) është faza e pestë dhe fillon zakonisht 70-90 minuta pasi kemi rënë të flemë. Ne kemi 3-5 episode të gjumit REM gjatë natës. Megjithëse nuk jemi të vetëdijshëm, truri është shumë aktiv – më shpesh sesa kur jemi zgjuar. Gjatë kësaj faze ne shikojmë ëndrrat. Sytë rrotullohen, frymëmarrja dhe presioni i gjakut rriten. Trupi është pothuajse i paralizuar, duke shpjeguar se është një mënyrë natyrale mbrojtëse që të mos reagojmë nga ëndrrat.

Pas gjumit REM, i gjithë cikli fillon nga e para.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top