Mirëqenie

September 16, 2017 | 18:39

Çfarë ndodh nëse hamë pak kripë e sheqer bashkë para se të flemë?

 

Edhe pse nuk rekomandohet në sasi të mëdha, kripa ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të kokës, forcon sistemin imunitar, rrit energjinë trupore, balancon nivelin e serotoninës dhe elektroliteve në trup, dhe akoma më shumë.

Por le të shohim se çfarë ndodh nëse konsumojmë pak kripë e sheqer bashkë para se të shkojmë të flemë.

Kripa dhe sheqeri nuk është se janë dy përbërës që rekomandohen në sasi të mëdha, për shkak të elementëve të dëmshme që përmbajnë, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë asgjë të mirë. Një veprim special në shëndetin e njeriut vjen pikërisht falë kombinimit të kripës me sheqerin, siç e shpjegon Matt Stone, kërkues shkencor amerikan për shëndetin dhe autor u librave të ndryshëm mbi dietologjinë dhe metabolizmin.

kripe

Ky kombinim, në një raport të përshtatshëm dhe specifik, mund t’i ndihmojë njerëzit që kanë probleme me pagjumësinë. Por si? Sheqeri dhe kripa veprojnë si “bateri” për qelizat: glukoza furnizon karburantin me mitokondri, ndërsa balanca e natriumit në lëngun intersticial lejon prodhimin e energjisë adekuate dhe frymëmarrjen adekuate të qelizave.

Këto dy ushqyes janë përbërës të fuqishëm ushqimorë për të trajtuar stresin. Sheqeri dërgon sinjale në trup për të ndaluar prodhimin e hormoneve të stresit, të cilat dëmtojnë metabolizmin dhe ju zgjojnë natën, ndërsa kripërat janë efektive për ruajtjen e kushteve homeostatike, ku adrenalina nuk del jashtë kontrollit.

Kombinimi e ëmbël me të kripur ndihmon në mënyrë optimale në balancimin dhe funksionimin e hormoneve të stresit, shpjegon Matt Stone.

Si ta realizojmë në masën e duhur?

Raporti i kripës me sheqerin, këshillon kërkuesi Matt Stone, është 1:5. Është e këshillueshme të përdorni kripë deti, jo të rafinuar (akoma më mirë kripa e Himalajeve) dhe sheqer nga gruri i papërpunuar. Nëse nuk i keni në shtëpi, kripa e zakonshme dhe sheqeri i rafinuar do të vazhdojnë t’ju ndihmojnë në rast “emergjence”.

Përzieni 5 lugë çaji sheqer dhe 1 lugë çaji kripë dhe vendosini në një kavanoz xhami. Kjo përbërje nuk do të zgjasë shumë.

Përpara se të flini (ose kur zgjohesh gjatë natës), tundeni shishen dhe me një lugë të vogël piheni.

Matt Stone e ka përkufizuar këtë përzierje si “pluhuri magjik për gjumin”, i cili do t’ju mbajë larg pagjumësisë.

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top