Marrëdhënie

April 14, 2018 | 10:00

Çfarë sjell mungesa e marrëdhënieve seksuale?

1- Do të jeni më të shqetësuar – Seksi i ndihmon njerëzit të çlirohen. Një grup studiuesish skocezë kanë zbuluar se njerëzit që nuk kanë marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë fajësojnë veten për situata stresuese krahasuar me ata që kishin marrëdhënie seksuale të paktën një herë në dy javë. Arsyeja është e lehtë për t’u kuptuar: gjatë seksit, truri liron kimikate, të tilla si endorfina dhe oksitocina, të cilat ndihmojnë njerëzit të ndihen më të rehatshëm, më të relaksuar.

2 – Rrit rrezikun e kancerit të prostatës – Meshkujt që praktikojnë më pak seks mund të kenë më të lartë rrezikun e kancerit të prostatës. Një studim i paraqitur në Shoqatën Urologjike Amerikane zbuloi se meshkujt që e kanë të rregullt përvojën seksuale kanë një rënie me 20% në fillimin e kësaj gjendjeje. Arsyeja? Ejakulimet e shpeshta heqin substancat potencialisht të dëmshme nga prostata.

3 – Jeni më të ndjeshëm ndaj ftohjes dhe gripit – Më pak seks nënkupton uljen e mbrojtjes së sistemit imunitar: hulumtuesit në Universitetin Wilkes-Barre në Pensilvani gjetën se ata që kishin marrëdhënie seksuale një ose dy herë në javë gëzonin një rritje prej 30% të imunoglobulinës A (IgA), e cila është një antitrup kundër viruseve, krahasuar me ata që kishin marrëdhënie seksuale rrallë apo kurrë.

4 – Zvogëlon rrezikun e infeksioneve të traktit urinar – Pothuajse 80% e infeksioneve të traktit urinar ndodhin brenda 24 orëve nga marrëdhëniet seksuale. Në fakt, gjatë seksit, bakteret në vaginë mund të shtyhen në uretër, ku ndodh infeksioni. Pra, një nga aspektet pozitive të moshës së seksit, të paktën për femrat, është se rreziku i uljes së cistitit ose sëmundjeve të ngjashme zvogëlohet.

5 – Rriten pasiguritë brenda marrëdhënies në çift – Mungesa e marrëdhënieve seksuale minon lumturinë dhe sigurinë e një marrëdhënieje. Në një martesë ose në një çift, në fakt, moskonsumimi i dashurisë mund të krijojë ndjenja të fajit, të ndikojë në vetëvlerësimin dhe të zvogëlojë nivelet e oksitocinës, i quajtur edhe ‘hormoni i dashurisë’. Kjo nuk do të thotë se një çift pa seks nuk mund të jetë i lumtur: kjo është vetëm një nga shumë shprehjet e intimitetit në çift.

6 – Ajo mund të ndihet e mërzitur – Gratë ndihen më nervoze ose në depresion nëse qëndrojnë për një kohë të gjatë pa seks, sipas një studimi të botuar në revistën “Arkivat e Sjelljes Seksuale”.

Burimi / http://top-channel.tv

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top