Këshilla & Arsye

December 28, 2017 | 10:03

Çfarë të bëni kur nuk ndiheni i vlerësuar në punë?

Nuk është një kënaqësi e madhe të qëndrosh në një punë ku përpjekjet tuaja kalojnë pa u vënë re. Si mund t’i nxirrni në pah rezultatet e punës suaj pa u mburrur? Me kë duhet të flisni që të ndiheni i vlerësuar? Si të veproni nëse situata nuk ndryshon dhe sa kohë duhet të qëndroni?

untitled

Çfarë thonë ekspertët

“Nuk ka asgjë më të keqe se sa të ndihesh i padukshëm dhe të mos dëgjohesh në vendin e punës” – thotë Annie McKee, autor i How to Be Happy at Work. “Ne të gjithë kemi nevojën që të vlerësohemi për përpjekjet tona dhe kështu kur kolegët tuaj nuk i vënë re [kontributet tuaja], ju do të ndieni sikur nuk përkisni askund”.

“Ju do të filloni të shqetësoheni – dhe me të drejtë – rreth rritjes suaj potenciale. Në këtë situatë fillojnë të lindin dyshimet dhe ju do të mendoni ‘nëse askush nuk e kupton se çfarë po bëj, si do t’ia dal të ecë përpara?’ Por ju nuk e keni fuqinë të ndryshoni situatën – thotë Karen Dillon, autor i HBR Guide to Office Politics. “Ka kaq shumë mënyra që njerëzit të kuptojnë dhe të shohin se çfarë po bëni”. “Çelësi – thotë ajo – është të gjeni një mënyrë diplomatike për t’u dhënë njerëzve një ide”.

Ja disa mënyra se si të veproni…

Jini realistë

Para se të ndërmerrni çfarëdo veprimi, pyesni veten nëse jeni realistë rreth vlerësimit që “prisni nga drejtuesi juaj, kolegët, bashkëpunëtorët e klientët” – thotë McKee. Sot, njerëzit janë kaq shumë të ngarkuar. Feedback-u mund të mos jetë ai që dëshironi, por mund të jetë i arsyeshëm në kontekstin e kompanisë suaj” – thotë Dillon. “Edhe pse qëllimi juaj mund të jetë i mirë, kolegët dhe drejtuesit mund ta injorojnë atë që bëni”. Kur nuk ndiheni të vlerësuar, ajo këshillon t’i bëni një test vetes: Pyesni veten: A ishte puna ime e jashtëzakonshme? A ishte më e mirë se sa ajo që bëjnë zakonisht kolegët e mi? Nëse nuk ndiheni i sigurt, mund të kërkoni një mendim të dytë nga një “koleg pak më i vjetër se ju” apo nga ndonjë “bashkëpunëtor mjaft i respektueshëm”.

Flisni me drejtuesin tuaj

Nëse përpjekjet tuaja po shkojnë dëm, flisni me drejtuesin tuaj – thotë McKee. “Kjo gjë nuk është e thjeshtë me disa drejtues. Pjesa më e madhe e drejtuesve nuk ua vënë veshin nevojave të punonjësve” – thotë McKee. “Nëse drejtuesi juaj bën pjesë në këtë kategori, mbani parasysh që ju nuk do ta ndryshoni dot atë njeri, por mund t’u bëni të ditur që do t’ju pëlqente të kishit më shumë dialog rreth performancës suaj në punë” – vijon McKee.

“Nëse drejtuesi juaj është i mirëkuptueshëm me siguri që do ta marrë në konsideratë këtë bisedë me ju””.
“Mos thoni ‘Kam nevojë të ndihem i vlerësuar’. Në vend të kësaj, McKee këshillon që të thoni për shembull: do të doja të flisnim rreth ecurisë sime të punës tre muajt e kaluar, se cilat janë pikat e mia të forta dhe se çfarë mund të mësoj”. Jini i përgatitur dhe jepni shembuj të thjeshtë”, këshillon Dillon.
Ajo propozon që ju të bëni një listë me rezultatet që keni arritur së fundi në punë. Pjesa më e madhe e drejtuesve do të ishin të gëzuar nëse do të kishin në dorë këtë listë arritjesh”.

Rrisni vizibilitetin

Nëse drejtoni një ekip pune, ju po ashtu duhet të kërkoni disa mënyra për t’u shpjeguar pjesëtarëve se cila është puna e grupit dhe pse është e rëndësishme një gjë e tillë”, thotë Dillon. “Në jetën e përditshme, drejtuesi dhe kolegët tuaj mund të mos jenë të vetëdijshëm se çfarë pune bëni ju”.

Ajo këshillon që ju t’i kërkoni drejtuesit tuaj që të flasë disa minuta me ju “për të folur se çfarë bën ekipi i punës, se cilat janë objektivat dhe se si po përpiqesh që të bësh më të mirën”. McKee këshillon edhe disa mënyra më të buta për të tërhequr vëmendjen mbi përpjekjet e përditshme të të gjithë punonjësve. Sigurohuni që në fund të çdo pune të gjendet emri i personit të cilën e ka kryer atë”.

Femrat kanë tendencën të bëjnë më shumë se meshkujt – thotë Dillon. Është e drejtë të përdoret fjala “unë” në rastin kur “kam realizuar X apo Y punë” dhe “jam mirënjohës për gjithë mbështetjen që kam marrë”.

Njohja e punës së të tjerëve

Duke qenë një njeri që konstaton një punë të bërë mirë, ju mund të bëheni agjenti i ndryshimit “në kulturën e kompanisë suaj”. Shpeshherë, “përgjigjja e personit tjetër do të jetë një kthim favori – shton McKee. Nëse drejtuesi nuk është nga ata që ju jep një reagim pozitiv, ju mund të flisni me kolegët e tjerë në kompaninë tuaj. Për shkak të ritmit të shpejtë të punës në kompani, ajo që bëjmë shpesh kalon pa u vënë re, konstaton McKee. Ajo këshillon që të krijohen norma brenda grupit tuaj të punës, në mënyrë që kur një koleg arrin një objektiv të rëndësishëm, ju duhet të ndaleni për pak dhe të njihni meritat e tij.

Vlerësoni veten

Edhe pse të qenët i vlerësuar për punën tuaj është diçka e mrekullueshme, ju nuk mund të prisni që “motivimi juaj të vijë nga së jashtmi, mirënjohja e të tjerëve”, thotë Dillon. Motivuesit e brendshëm janë shumë më të fuqishëm. “Ju duhet të përpiqeni të gjeni kuptimin e punës që bëni”, – thekson McKee.

Në fund të fundit, përgjatë rrugëtimit tuaj profesional, ju doni të largoheni për shkak të një vlerësimi të jashtëm” thotë ajo. “Përmbushja e vërtetë vjen nga brenda”. Ju duhet të reflektoni në fund të çdo jave se çfarë shkoi mirë dhe çfarë jo. Ky është një ushtrim i mirë për të kuptuar se në cilat gjëra jeni i zoti dhe në cilat jo”. Mos u ndalni gjatë tek gjërat që nuk keni arritur, por tek fitoret tuaja – thotë McKee.

Merrni në konsideratë faktin që të largoheni

Nëse vazhdoni të ndiheni i pavlerësuar në kompaninë ku punoni, mund të jetë një tregues se ky nuk është vendi i duhur për ju. “Ne të gjithë qëndrojmë në një punë e cila nuk është ideale për arsye të shumta”, thotë McKee. Mbase ju keni nevojë për përvojë, ose ndoshta ju nuk mund të lëvizni për shkak të vendit apo për të qëndruar pranë partnerit tuaj. Por nëse jeni përpjekur për t’u ndier i vlerësuar dhe i plotësuar në vendin e punës dhe nuk ia keni dalë mbanë, mund të ketë ardhur koha që të shikoni për një punë të re.

 

*Rebecca Knight
Burimi: Harvard Business Review/Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top