Mirëqenie

August 5, 2016 | 7:32

Çfarë thotë profili juaj i Facebook-ut?

Përdorni Instagram, ndryshoni shpesh foton e profilit apo të kopertinës ose “kozmetizoni” të gjitha informacionet, të cilat shfaqen mbi murin tuaj?! Të gjitha këto detaje, në pamje të parë, sipërfaqësore, thonë shumë për ty. Ndoshta nuk të duket diçka e jashtëzakonshme se ndryshon shpesh fotoja e statusit tënd ose se poston çdo ditë kafshë simpatike të ndryshme, por psikologu i specializuar në varësi ndaj teknologjisë, Richard Graham, ka një mendim tjetër. Ai do të “deshifrojë” mesazhet e fshehura në këto zakone dhe do të të thotë se çfarë duhet të bësh për një jetë të qetë, të lumtur.

Je e fiksuar mbas filtrave, të cilët u japin efekt antik fotove

Kjo tregon se bën përpjekje për të kontrolluar mendimin që kanë të tjerët për ty. Më saktë, këto pamje reflektojnë një realitet mjaft të modifikuar, të edituar dhe “fshehin” frikën tënde për atë çfarë mund të mendojnë të tjerët për ty. Richard e emërton këtë zakon “mbrojtës në median sociale” dhe me shumë të drejtë.

I bën rifreskim profilit dhe ndryshon shpesh fotoja e statusit

Ata të cilët kanë shumë miq në Facebook ndryshojnë shumë shpesh imazhin e statusit dhe kanë një mur plot me postime, janë ata ashtuquajturit “mikpritës online”, ata të cilët duan të shkëlqejnë, të dalin në pah, por që nuk janë dhe offline një jete po kaq “glamour”.

Ke në kopertinë një foto me peizazh ose diçka artistike

Fakti se personalizon dhe kujdesesh aq shumë gjatë gjithë kohës për çdo informacion, i cili shfaqet në profilin tënd, tregon se je një person shumë shoqëror, që ua bën të lehtë të panjohurve hyrjen në jetën tënde. Nga ana tjetër, mund të thotë se je i/e mbingarkuar dhe ke nevojë për pushime.

Fotografi profili nga fëmijëria

Pa dyshim se mund të bëhet fjalë për një eveniment të parëndësishëm. Ke gjetur rastësisht një fotografi të vjetër, e cila të pëlqen, e ke skanuar dhe ke dashur t’ua tregosh të gjithëve sa qesharake ishe në fëmijëri. Megjithatë, mund të thotë se po përballesh me shumë vështirësi në jetën tënde prej të rrituri dhe ke tendencën për t’u kthyer në të kaluarën, ku është më e lehtë për t’u qetësuar.

Sapo ke postuar një fotografi me një kafshë shtëpiake simpatike

Kafshët dhe të thënat e mençura janë bërë shumë popullore kohët e fundit, duke u transformuar në një mënyrë shumë efikase për t’u socializuar, mënyrë e zgjedhur përgjithësisht nga ata, të cilët nuk arrijnë me ata që kanë për rreth tyre në një nivel më të thellë.

Sapo ke postuar një fotografi me një kafshë shtëpiake simpatike

Kafshët dhe të thënat e mençura janë bërë shumë popullore kohët e fundit, duke u transformuar në një mënyrë shumë efikase për t’u socializuar, mënyrë e zgjedhur përgjithësisht nga ata, të cilët nuk arrijnë me ata që kanë për rreth tyre në një nivel më të thellë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top