Këshilla & Arsye

August 5, 2016 | 8:00

Dy filxhanë çokollatë në ditë për të mbajtur trurin të ri

Me dy filxhanë çokollatë të ngrohtë në ditë mund ta mbajmë trurin më të ri. Ky zbulim, që u botua në revistën ndërkombëtare “Neurology”, vë në dukje se te njerëzit që kanë probleme, kakaoja shton fluksin e gjakut në tru, përmirëson memorien dhe aftësinë e të menduarit. Studimi i bërë në Harvard Medical School në Boston (USA) ka përfshirë 60 persona me moshë mesatare 73 vjeç. Për një muaj u dhanë 2 filxhanë çokollatë të ngrohtë në ditë. Në fillim të studimit 18 prej pjesëmarrësve kishin pamjaftueshmëri të fluksit të gjakut në tru dhe është pikërisht te këta persona që në fund të studimit u regjistrua përmirësim në shifrën 8.3% të fluksit të gjakut në zonat që i përkasin memories.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top