Lifestyle

April 14, 2018 | 12:29

Çfarë tregojnë bizhuteritë për tipin tuaj?

Preferenca për bizhuteritë dhe gurët e çmuar pasqyrojnë tipare të personalitetit tonë… Bizhutë tona flasin, njësoj si veshjet apo grimi.

Nga ato të personalizuarat, te modelet më klasike… zbuloni se çfarë thonë për ju bizhutë që mbani!

Bizhuteri gold

Kush pëlqen të përdorë mbretin e metaleve të çmuara (arin), ka një vetëvlerësim shumë të lartë. Ari personifikon përjetësi.

Bizhuteri argjendi

Përtej modës, ata të cilët pëlqejnë argjendin shfaqin paqartësi dhe kontradikta. Nga njëra anë zgjedhja e këtij metali shpreh një lidhje të fortë me traditën klasike dhe nga ana tjetër tension për t’u lidhur me modernen dhe post-modernen.

Perlat

Gjerdanët me perla transmetojnë një gjendje paqeje për ato që i përdorin. Vëthët u japin një vlerë të madhe syve dhe simbolizojnë shikimin që tërheq vëmendjen. Perlat janë gjithashtu edhe simboli i virgjërisë. Madje, në Mesjetë ato ishin të ndaluara të përdoreshin nga prostitutat.

Rubini

E kuqja, ngjyrë e fortë dhe misterioze. Koralja vjen nga thellësia e detit, rubini nga vendet ekzotike. I bashkon ngjyra që simbolizon njohuritë. Një dije që është transmetuar ndër shekuj. E kuqja është dhe ngjyra e dashurisë dhe seksualitetit. Ndez ngrohtësinë. Kush pëlqen të mbajë korale dhe rubin, e dashuron jetën dhe kërkon ta jetojë atë me intensitet. Në besimet antike, korali mban larg “syrin e keq” dhe sëmundjet.

Diamanti

DIAMANTI, i përjetshëm, transparent dhe i kristaltë. Për disa diamanti është simbol mashkullor, ndërsa për disa të tjerë shpreh një lidhje të fortë me partnerin. Është e sigurt që si një gur i çmuar dhe brilant u përket femrave me një personalitet të vendosur.

Gurë smeraldi

Kush është i gatshëm të zgjedhë rrezikun, zgjedh gurin smerald. Për budistët, smeraldi personifikon urtësi. Është si të mendosh për detin e thellë, të jetë kristal, i ngrirë dhe i padëmshëm. Një rrezik i mbajtur nën kontroll, të cilit mund t’i rezistosh. Ashtu siç vepronte Uliksi me sirenat.

Përgatiti: Manjola Ereqi | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 123

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top