Posta

September 20, 2016 | 8:26

Çfarë zgjedhjeje të bëj?

Jam e dashuruar me një grek prej një viti tashmë. Ai më ka kërkuar të shkoj të jetoj me të, por unë refuzova, sepse pashë tek ai disa shenja racizmi dhe u preka. Unë jam pak kundër politikës së tyre, pasi gjithnjë në këtë pikë do të ziheshim. Kjo ishte dhe arsyeja pse u largova, ndonëse në drejtimet e tjera gjithçka ishte shumë mirë mes nesh. Familja ime është kundër. Ju çfarë më këshilloni, të shkoj tek ai, apo të tërhiqem një herë e mirë duke ndjekur këshillën e familjes? Jam vërtet shumë e mërzitur, sepse nuk po marr dot një vendim, pasi kam frikë në çdo zgjedhje. A.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përgjigjie:Dy partnerë qëndrojnë me njëri-tjetrin jo se janë të kundërt, sikurse dhe dëgjojmë mitin e njohur “të kundërtat funksionojnë”. Ata qëndrojnë se duhen, sepse kanë mendime, qëndrime dhe besime të ngjashme. Sepse jetët e tyre kanë drejtim të ngjashëm. Të kundërtat ndahen në fakt, sikurse ndahen nga njëra-tjetra dy rrugë me drejtime të kundërta. Mendoj se ky është një fillim i mbarë për të kuptuar nëse personi që ju kërkoni të ndani jetën, më së shumti, i plotëson këto elementë. Kujdes! Përpiquni të mos i shikoni gjërat bardhë e zi, të mendoni se mosplotësimi i një prej elementëve i hedh poshtë të gjithë të tjerat, vetëm nëse për ju është thelbësor, primar, atëherë vlen të merrni vendimet e duhura për ardhmërinë tuaj. Nëse për ju elementi i racizmit cenon integritetin tuaj si person dhe në lidhje, atëherë vlen të mendoni se çfarë pamje do të ketë ardhmëria juaj bazuar në këto karakteristika. Prindërit janë aktorë të rëndësishëm në jetën uaj, por duhet gjykuar me gjakftohtësi se sa i rëndësishëm është miratimi apo mendimi i tyre në marrëdhënien tuaj ndërpersonale. A ndikon në mirëqenien tuaj shpirtërore, jetike mirëqenia ose jo e prindërve? Ju mund të merrni vendime mjaft të shëndetshme nëse vlerësoni realisht, me objektivitet, të mirat e kësaj lidhjeje. Unë ju ftoj të mos e shikoni racizmin si të izoluar më vete, por të lidhur ngushtë me marrëdhënien tuaj që keni me këtë fenomen dhe se çfarë do të sillte kjo në të.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top