FB

March 7, 2023 | 9:12

“Chat GPT: Më pyet dhe unë di gjithçka” / Çfarë është aplikacioni më i ri që po çudit globin sipas inxhinierit shqiptar

 

 

Bota e Informatikës ka sjellë një risi mjaft të madhe në teknologji, duke na prezantuar një aplikacion të shpikur së fundmi, të quajtur “ChatGPT. Por çfarë është ky aplikacion?

mertenika-chat-gpt

ChatGPT është një aplikacion i krijuar së fundmi nga një shoqëri amerikane te quajtur OpenAI i cili është mjaft praktik në përdorim dhe i lehtë për t’u përdorur. Krijuar me gjuhën e programimit “PYTHON”, ka bërë që çdokush nga ne të shkruajë një pyetje dhe nëpërmjet kërkuesit automatik online bën të mundur filtrimin dhe gjetjen e përgjigjeve automatike nga GOOGLE të pyetjeve të ndryshme të krijuara nga qytetarët.

ChatGPT i quajtur “smart-chat” është një inovacion i ri në fushën e Teknologjisë së Informacionit kryesisht programimit, i cili mund të konsiderohet si gjenerator përgjigjesh të menjëhershme ndaj klientit në mënyrë imediate.

Aplikacioni Chatbox GPT është një auto-gjenerues i përgjigjeve bazuar në pyetjet e kërkuara të serverave të databazave të ndryshme si GOOGLE, YOUTUBE, LINKEDIN etj. Ky aplikacion mund të përdoret në sfera të ndryshme si në: Sistemin Mjekësor; Sistemin Industrial; Sistemin Bankar, në kërkime të informacioneve të ndryshme, në Arsim etj.

Regjistrimi në këtë aplikacion realizohet si në çdo aplikacion apo portal tjetër dhe kjo është një arritje e botës së Informatikës për të krijuar atë që mund ta konsiderojmë si “PROFESORI DIXHITAL” ku çdokush mund të marrë informacione të konsiderueshme në kohë nga ky aplikacion dhe mund ta përkthejë atë automatikisht Google Translate apo dhe të tjera.

c

ChatGPT mund të përdoret në çdo pajisje elektronike e lidhur në internet online si në kompjuter, telefona etj.

Në ChatGPT mund të bisedohet dhe falas ndërsa për pyetje më të avancuara apo për pyetje të shpeshta është dhe me pagesë. Siç po e kuptojmë, Teknologjia e Informacionit. Inteligjenca artificiale zhvillohen në mënyrë galopante duke rritur efektivitetin dhe praktivitetin në botën tonë, por në anën tjetër po na kthen në qenie introverte, duke u larguar gjithnjë e më tepër nga rrethi social. Ky aplikacion inovativ bazuar në Inteligjencën Artificiale ka sjellë një koncept të ri dhe përdoret në fusha të ndryshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top