Në fokus

November 21, 2018 | 12:22

Cigaret elektronike shkaktojnë një sëmundje të rëndë të quajtur “Popcorn Lung”

Substanca kimike e gjetur në cigaret elektronike shkakton një sëmundje të pashërueshme të quajtur “Popcorn Lung”. Nëse ndonjëherë keni nevojë për një arsye për të ndaluar pirjen e cigareve elektronike ekspertët paralajmërojnë se pirja e tyre mund të shkaktojë probleme serioze afatgjata shëndetësore. Mjekët thonë se një substancë kimike e quajtur diacetil, e cila gjendet në disa lëngje për cigare elektronike, mund të bëjë që avujt të zhvillojnë një gjendje të quajtur “Popcorn Lung”.

Kjo sëmundje shkakton inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes, ndër të tjera shkakton gulçim dhe fryrje.

Midis vitit 2017 dhe 2018, sipas disa studimeve, ka pasur një rritje prej 78% të njerëzve që kanë filluar pirjen cigareve elektronike, ndër të cilët janë edhe nxënës të shkollave të mesme dhe ka pasur një rritje prej 48 % për këtë kategori. Mbi 60% e nxënësve të shkollave të mesme përdorin një cigare elektronike.

‘Popcorn Lung’ është pseudonimi i një gjendje të quajtur Bronkiolitis Obliterans

Hulumtime të shumta kanë bërë lidhjet midis cigareve elektronike dhe Bronkitolit Obliterativ në terma mjekësorë. Një studim i botuar në revistën ‘Environmental Health Perspectives’, në vitin 2015 u testuan 51 cigare elektronike dhe substanca kimike diacetil u gjet në 39 prej tyre.

Studimi nuk tregoi se kjo shkaktoi sëmundjen e mushkërive, por vetëm tregoi se disa prej avujve të cigareve elektronike cigareve përmbanin këtë substancë kimike. Për shkak të lidhjeve midis diacetil dhe bronchiolitis obliterative, rekomandohet veprimi urgjent për të vlerësuar më tej shtrirjen e këtij ekspozimi të ri ndaj diacetil dhe komponimeve aromatizuese të lidhura me cigaret elektronike.

Simptomat e “Popcorn Lung”

Pyesni veten se çfarë është ‘Popcorn Lung’? Kjo është një sëmundje e zbuluar rishtazi, e cila gjithashtu quhet Bronkiolitis Obliterans. Sipas të dhënave shkakton kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Në disa raste ekstreme, progresi i simptomave pulmonare mund të çojë deri në nevojën e transplantit të mushkërive.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përshkruajnë bronchiolitis obliterative si “një sëmundje serioze e pashërueshme” dhe në disa shtete diacetili është i ndaluar të përdoret në lëngje për cigaret elektronike. Termi “Popcorn Lung” lindi rreth 20 vjet më parë kur u diagnostikua në një grup punëtorësh që kishin punuar në një fabrikë kokoshkash me mikrovalë dhe u zbulua se kishin thithur gjalpin artificial.

Një studim i punëtorëve të tjerë të fabrikës që nuk kishin probleme me frymëmarrjen zbuloi se kishte një lidhje midis shkallës së dëmtimit të rrugëve të frymëmarrjes së punëtorëve dhe ekspozimit të tyre ndaj diacetilit kimik.

Sipas raporteve, rastet e ‘Popcorn Lung’ u identifikuan tek punëtorët e një fabrike të prodhimit të substancës diacetil dhe në një fabrikë të përpunimit të kafesë. Megjithatë, studime të tjera kanë gjetur se kimikati nuk gjendet vetëm në cigare elektronike dhe në të vërtetë ka nivele shumë më të larta të tij në cigaret normale.

Ky është një problem urgjent për shëndetin publik, veçanërisht duke pasur parasysh popullaritetin e cigareve elektronike në mesin e të rinjve. Është e rëndësishme që diacetili dhe kimikate të tjera që janë të dëmshme për shëndetin të hiqen nga cigaret elektronike.

 

Burimi / news.fidelityhouse.eu

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top