Marrëdhënie

November 21, 2018 | 12:57

Nga Lorela Garuli / Familja… Pse është strehë e sigurisë?

Familja është mjedisi i parë me të cilin fëmija njihet dhe identifikohet, mjedis ku fëmija jeton për një kohë të gjatë derisa të krijojë një tjetër të vetën.

Lorela Garuli, Psikologe dhe Pedagoge

Lorela Garuli, Psikologe dhe Pedagoge

Marrëdhënia me familjarët e përgatit fëmijën të integrohet në sistemet e tjera sociale më vonë në jetë, me kopshtin, shkollën, komunitetin, punën. Familja është bërthama, shtylla kurrizore e një shoqërie të shëndetshme, prej së cilës individi ka se çfarë të marrë në çdo etapë të jetës së tij. Do të thotë se, falë sigurisë dhe qëndrueshmërisë që një familje përcjell, individit i ofrohet mundësia për t’u rritur dhe për të kaluar në të gjitha stadet e jetës, duke përfshirë ndryshimet dhe ristrukturimet e roleve sociale.

Për nga natyra e marrëdhënieve që ndërtohen dhe specifika që ka, familja mund të cilësohet bindshëm si një institucion social në të cilin individi jo vetëm merr dashurinë dhe afeksionin e parë e kryesor, por mëson dhe çfarë është e drejtë, e mirë, e përshtatshme. Për nga vlerat që përcjell, ngrohtësia që fal, normat që edukon, familja është sistemi bazë shoqëror.

Kombinimi i ndjesive dhe emocioneve që gjenden në familje, është unik dhe i papërsëritshëm. Kontroll, dashuri, komunikim, ndihmë, mbështetje, mirënjohje, vlerësim, intimitet, strukturë, organizim, rregull, autoritet.

Pse familja është pranim dhe dashuri e pakushtëzuar?

Optimalja ka të bëjë me mënyrën e përshtatjes ndaj ndryshimeve që përshkon një familje gjatë jetës. Ka të bëjë me kohën cilësore që kalojnë anëtarët me njëri-tjetrin, pavarësisht faktit se sa të ndryshëm janë. Siguria që merr secili nga familja lidhet ngushtësisht me bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët për t’i bërë ballë sfidave të jetës, me respektin reciprok dhe sigurisht, lidhet me krijimin e hapësirave personale të secilit për t’u shprehur lirisht.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 132

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top