Studiuesit prej kohësh kanë zbuluar se cigarja shton rrezikun e sëmundjeve të formës së demencës, por që duhani të ishte një “vrasës” i vërtetë i kujtimeve, edhe në moshë të re, është një risi.
Ky është përfundimi i një studimi të udhëhequr nga Severine Sabia, studiuese e “Insitute National de la Sante’ et de le Recherche Me’dicale” pranë Villejuif në Francë, i cili është botuar në revistën “Archives of Internal Medicine”. Studiuesit kanë mbajtur nën vëzhgim një grup njerëzish nga 35 deri në 55 vjeç, dhe kanë arritur në përfundimin se duhani përkeqëson aftësitë njohëse të të mësuarit, memorien, arsyetimin e individëve që në moshën 35 vjeç. Megjithatë, nuk duhet të shqetësoheni: jeni ende në kohë për të rifituar memorien e humbur nga duhanpirja. E rëndësishme është të hiqni dorë nga duhani.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.