Lifestyle

November 29, 2017 | 19:52

Nata e Bardhë në kryeqytet, këngëtarja Emeli Sande performon në Sheshin Skënderbej

Është kthyer në traditë festimi i natës së Bardhë në Tiranë më datë 29 nëntor. Çdo vit organizohen aktivitete kulturore, muzikë, art dhe shumë argëtime të tjera.

Kulmi i kësaj nate do të jetë performanca dhe spektakli që pritet të dhurojë këngëtarja britanike me famë botërore. Emeli Sande do të performojë sonte hitet e saj më të mëdha për Natën e Bardhë në kryeqytetin shqiptar. 

Veç këngëtares me famë botërore, tashmë janë zbuluar emrat që do të performojnë në këtë koncert tradicional,  Alban Ramosaj dhe Kamela Islamaj.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka përshëndetur qytetarët, duke uruar edhe për 73-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë dhe i ka ftuar për të ndjekur këngëtaren Emeli Sande në shesh.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top