Këshilla & Arsye

January 4, 2018 | 10:57

Cilët fëmijë kanë një rrezik në rritje të zhvillimit të ADHD?

Rritja e rrezikut të lindjes së fëmijës me çrregullim (ADHD) ndodh tek femrat që pinë duhan gjatë shtatzënisë.

1

Kjo konfirmohet nga një studim i ri kinez (meta-analizë), që vlerësoi rezultatet e 20 studimeve të kryera në mes të vitit 1998 deri në vitin 2017, të cilat përfshinë një total prej gati tre milionë njerëzish në Evropë, SHBA dhe vende të tjera.

Nga analiza u konfirmua se duhanpirëset shtatzëna kanë mesatarisht rrezik 60% më të madh të të pasurit një fëmijë me ADHD, krahasuar me femrat jo duhanpirëse.

Për ato që pinin më pak se dhjetë cigare në ditë gjatë shtatzënisë, rreziku i ADHD ishte 54% më i lartë, ndërsa ato që pinin më shumë se dhjetë cigare rreziku rritej me 75% në krahasim me joduhanpirëset.

Ndërsa numri i cigareve rritet, rreziku rritet. Gjithashtu, u zbulua se nëse një duhanpirëse femër e ndërpret plotësisht pirjen e duhanit gjatë shtatzënisë, rreziku i ADHD-së për foshnjën zvogëlohet ndjeshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top