Demenca është një sëmundje që po shfaqet gjithnjë e më shumë tek të moshuarit. Prandaj, është e rëndësishme gjatë gjithë jetës të mendojmë për shëndetin e trurit tonë, ta zhvillojmë atë, të mësojmë, të kemi gjumë cilësor, por edhe të zgjedhim me kujdes ushqimin që marrim në trup.
Ekspertët theksojnë se zgjedhja e disa ushqimeve gjithashtu mund të aktivizojë dhe ushqejë trurin dhe më e rëndësishmja është një dietë e pasur me acide yndyrore Omega-3.
Acidet yndyrore Omega-3 janë lëndët ushqyese më të mira për trurin dhe gjenden kryesisht te peshqit. Studimet kanë treguar se ngrënia e peshkut të paktën një herë në javë mund të ndikojë pozitivisht në tru dhe të zvogëlojë rrezikun e demencës në pleqëri.
Ndër peshqit, salmoni, skumbri, toni dhe harenga dallohen për nivelin më të lartë të acideve yndyrore Omega-3 në mesin e ushqimeve natyrale.
Përveçse kanë një efekt të dobishëm në tru, ushqimet e pasura me Omega-3 janë të shkëlqyera për reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe rregullimin e niveleve të triglicerideve, duke reduktuar rrezikun e artritit.
Burimi italiafeed.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.