FB

November 19, 2022 | 10:37

“Periodat dy herë në muaj”, çfarë tregon kjo për shëndetin tuaj

Nëse periodat na ‘trokasin’ në derë më shumë se një herë në muaj ne shqetësohemi pasi nga çfarë dimë, cikli menstrual ndodh çdo 28 ditë dhe zgjat nga 3 deri në 7 ditë. Ndërkohë, ka gra të cilave ky cikël u ndërpritet për t’i rinisur sërish, ose ndonëse cikli i tyre i rregullt ka mbaruar përballen me një tjetër cikël brenda një kohë të shkurtër. A është normale të ndodhë kjo? Së pari, është e rëndësishme të kuptoni ndryshimin mes njollave dhe menstruacioneve.

Ashtu si nga vetë emri, njollosja është shumë më pak gjak sesa do të shihni gjatë ciklit të rregullt menstrual. Njollat kafe mund të jenë shenjë e shtatzënisë, mund të lidhen me ovulimin si dhe me dhimbjet pas seksit. Nga ana tjetër, hormoni i stresit, kortizoli, mund të ndikojë në funksionimin e vezoreve, gjë që mund të rezultojë në fillimin e menstruacioneve më herët ose më vonë, në zgjatjen ose shkurtimin e ciklit apo dhe intensitetin e hemorragjisë që keni. Ashtu si nga vetë emri, njollosja është shumë më pak gjak sesa do të shihni gjatë ciklit të rregullt menstrual. Njollat kafe mund të jenë shenjë e shtatzënisë, mund të lidhen me ovulimin si dhe me dhimbjet pas seksit. Nga ana tjetër, hormoni i stresit, kortizoli, mund të ndikojë në funksionimin e vezoreve, gjë që mund të rezultojë në fillimin e menstruacioneve më herët ose më vonë, në zgjatjen ose shkurtimin e ciklit apo dhe intensitetin e hemorragjisë që keni.

Ka një numër arsyesh pse ndodh ajo që ndodh, duke nisur që nga infeksionet vagjinale, polipet e qafës së mitrës, të mitrës, çrregullimi hormonal, shtatzënia, apo përdorimi i kontraceptivëve. Ndërkaq, përjetimi i luhatjeve hormonale është shumë i zakonshëm gjatë ciklit tuaj menstrual. Para fillimit të menstruacioneve, ju filloni të ndiheni të lodhura dhe të fryra dhe një tjetër simptomë më e zakonshme e periodave janë aknet. Ndërsa data fillon të afrohet, hormonet tuaja fillojnë të veprojnë lart dhe gjëndra dhjamore që prodhon vaj nxjerrin sebum shtesë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top