Në fokus

March 18, 2020 | 8:02

Coronavirus, a ndikon ndotja?

Ndër pyetjet që shtrojnë shkencëtarët, një ka të bëjë me arsyen e përhapjes së madhe të koronavirusit në Lombardi. Disa studime implikojnë ndotjen.

Me numrin e rasteve që rriten dita ditës dhe llogaritjet mbi letalitetin e Covid-19, që është më i lartë sesa në pjesën tjetër të botës, dikush pyet veten se cilët faktorë favorizuan një përhapje kaq të madhe të koronavirusit, veçanërisht në Lombardi, dhe pse këtu numri i viktimave është kaq i lartë.

Disa përgjigje të pjesshme thonë: një popullatë e moshuar dhe mënyrat në të cilat kryhen tamponët janë sigurisht faktorë që ndikojnë. Por midis rajoneve më të prekura dhe pjesës tjetër të Evropës ekziston edhe një ndryshim tjetër, i cili është shumë i rëndësishëm për mushkëritë dhe sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes: Lombadia është rajoni më i ndotur në kontinent.

Për të nënvizuar një lidhje të mundshme mes ndotjes, përhapjes dhe letalitetit të koronavirusit është Anna Gerometta, presidente e Cittadini për ajrin, një shoqatë që prej vitesh lufton për të përmirësuar cilësinë e ajrit të Rajonit Lombardi. “Për më shumë se dy muaj, nga fillimi i dhjetorit deri në javën e parë të shkurtit 2020, përqendrimet e pluhurit të imët dhe dioksidit të azotit në Lombardi kanë qenë pothuajse vazhdimisht përtej kufijve të lejuar,” thotë Gerometta. “Dhe kjo mund të ketë ndikuar në përhapjen e koronavirusit dhe ashpërsinë e sëmundjes.”

Disa studime shkencore bëjnë lidhjen e mundshme. Për shembull, disa vjet më parë, studimi i kryer në Pekin zbuloi se shumë mikroorganizma – përfshirë viruse – përhapen në ajër së bashku me grimcat e smogut. Ekzistojnë gjithashtu studime të shumta që tregojnë se ata që jetojnë në zona të ndotura janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të frymëmarrjes dhe se smogu përkeqëson simptomat e tyre.

Shpjegimet e mundshme. Duke pyetur për të njëjtën lidhje të mundshme, Washington Post kujton se një hulumtim i kryer në Kinë mbi SARS, një sëmundje shumë e ngjashme me Covid-19, kishte gjetur vdekshmëri më të madhe në zonat më të ndotura të vendit, gjatë epidemisë 2002-2003.

Fenomeni ka dy shpjegime të mundshme. E para është se smogu favorizon të gjitha sëmundjet e frymëmarrjes, dhe se koronavirusi – siç dëshmohet nga të dhënat – prek në mënyrë agresive ata që tashmë kanë patologji.

E dyta, thjesht biologjike, është se ndotja pengon veprimtarinë e një lloji qelizor të veçantë (makrofagët alveolarë) të cilët kanë për detyrë të shkatërrojnë çdo agjent infektues që ka depërtuar në mushkëri. Kështu duke trokitur një nga ato pak mbrojtje që ka trupi ynë mund të vendoset kundër agjentit të ri infektiv.

 

 

Burimi /https://www.focus.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top