Në fokus

March 18, 2020 | 8:03

Alberto Pellai: Mësime online në internet si “pika të jetës”, ju mësues që lexoni këto rreshta, mund ta qarkulloni këtë mesazh brenda komunitetit tuaj

 

Këtë mëngjes vajza jonë Caterina ishte shumë e shqetësuar. Në kuptimin pozitiv. E saja ishte kryesisht ekzaltim. Ajo do të përfitonte nga mësimi i dytë në internet me një nga mësuesit e saj. Që kur filloi burgosja nga Coronavirus, dy vëllezërit e saj të mëdhenj zgjohen çdo mëngjes dhe futen në klasat e tyre virtuale në kohë të njëjtë.

Alberto Pellai, mjek, ekspert në parandalimin e zhvillimit moshor, psikoterapeut që punon si studiues pranë Departamentit të Shëndetit Publik në Universitetet e Studimeve Milano

Alberto Pellai, mjek, ekspert në parandalimin e zhvillimit moshor, psikoterapeut që punon si studiues pranë Departamentit të Shëndetit Publik në Universitetet e Studimeve Milano

Ata përfitojnë nga video-mësimet dhe mësimdhënia përballë. Qëndrojnë të lidhur me mësuesit dhe shokët e klasës. Kanë një kohë të plotë, e cila, megjithëse në virtualitet, strukturon në mënyrë aktive dhe me kompetencë kohën shumë të zbrazët që do të mbetej për t’u mbushur nëse nuk do të ndodhte e gjithë kjo.

Në këtë kuptim, dy më të vegjlit janë më të ngarkuar. Ata marrin urdhra për detyra nga mësuesit e tyre dhe për këtë arsye kanë shumë punë për të bërë gjithsesi. Por ata nuk kanë më kontakte të drejtpërdrejta me shokët e klasës dhe mësuesit. I shohin vëllezërit e tyre më të mëdhenj, me kufje në kokë, të ndërveprojnë, përgjigjen dhe të marrin shënime. Edhe ata përjetojnë një dëshirë shumë të fortë, të pashmangshme dhe të papritur për shkollën. Do të jepnin nuk e di se çfarë që të ktheheshin në klasë, jam i sigurt.

Për këtë, recitimi i Katerinës përballë mësimit të dytë të saj online këtë mëngjes më prekte në zemër. Vazhdonte të shihte orën dhe të pyeste: “Sa është ora?”. Numëronte minutat që mungonin për takimin e madh të saj. Zgjodhi me kujdes një bluzë për të veshur në takimin mësimdhënës online. Ishte në vendnumëro përreth dhjetë minura të mira para kohe. 

Mendoj se fëmijët tanë më të vegjël, janë ata që në këtë moment po vuajnë më shumë. Nuk kanë akoma autonominë që u lejon atyre të organizohen dhe t’i japin kuptim kësaj kohe të vetëizolimit. Për këtë arsye i ftoj mësuesit dhe arsimtarët e tyre të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’iu garantuar fëmijëve të paktën një takim në ditë me një mësues. Një mësues që, ndërsa jep mësim, u jep atyre një pikëz jete.

Po, leksionet online për fëmijët tanë më të vegjël, të mbyllur këo kohë, janë hapësira që i hapen jetës. Janë pika të vërteta të jetës që hapen.

Çfarë mendoni? Ju mësues që lexoni këto rreshta, mund ta qarkulloni këtë mesazh brenda komunitetit tuaj. 

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top