Përveç mushkërive, koronavirusi i ri sulmon edhe pjesë të tjera të trupit tonë, siç janë sytë, zemra dhe mëlçia. Por kjo nuk është e gjitha: një studim sugjeron që pacientët me COVID-19 shfaqin gjithashtu simptoma në lëkurë, ose më saktë skuqje të lëkurës që mund të ndodh në forma të ndryshme: disa janë si njolla të vogla të kuqe, ndërsa të tjerat u ngjajnë më shumë lezioneve.
Pavarësisht gjithçkaje, theksojnë ekspertët, është shumë herët të jemi në gjendje të themi nëse këto skuqje janë shkaktuar nga koronavirusi i ri apo nëse ato lidhen me faktorë të tjerë.
“Kjo është me të vërtetë pyetje një milion dollarëshe”, shpjegon Kanade Shinkai, profesore e dermatologjisë në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko në një editorial të botuar në Jama Dermatology, duke shtuar, “Nuk është e qartë nëse lezionet e lëkurës që vërejmë janë në të vërtetë një manifestim i drejtpërdrejtë i koronavirusit në lëkurë, ose nëse ato janë për shkak të reagimit të fortë të sistemit imunitar”.
Burimi / https://www.ilmeteo.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.