Mirëqenie

August 26, 2020 | 8:02

Mësoni të falni edhe kur nuk ju kërkojnë falje

Edhe nëse plaga është akoma e hapur. Edhe nëse dhimbja që ndjeni është e barabartë me gabimin që është bërë ndaj jush. Mësoni të falni. Mësoni ta bëni këtë edhe kur nuk ju kërkojnë falje.

Jo të gjithë janë të vetëdijshëm për gabimet e tyre dhe jo të gjithë i quajnë gabime. Pra, ka shumë individë që nuk dinë ose nuk duan të kërkojnë falje. Mundohuni ta rregulloni atë disi. Falini ata.

Falja do të thotë të hapësh derën për të liruar dikë dhe të kuptosh që ishe i burgosuri. (Lewis B. Smedes)

Secili nga ne, gjatë rrugës së tij të jetës është zhgënjyer, ofenduar, tradhtuar. Ne kemi parë që ndjenjat tona janë shkelur, tallur, besimi ynë është thyer. Ne të gjithë nuk kemi qenë në gjendje të falim. Dhe jo gjithçka që kemi ndjerë mund ta falnim. Ajo që falja bën është se redukton peshën e zemërimit, pakënaqësisë, toksicitetin e urrejtjes që ne ndonjëherë e ushqejmë si një mekanizëm mbrojtës. Kur gabimi është shumë i madh edhe dhimbja është shumë e madhe.

Falja është e nevojshme edhe kur është e pamerituar

Jo të gjithë e meritojnë faljen, ne e dimë këtë. Sidoqoftë, të dish të falësh është e nevojshme. Për veten tonë.

“Falni, jo sepse ata meritojnë falje, por sepse ju meritoni paqen”.

Duke qenë se falja është jashtëzakonisht e fuqishme, është e gabuar ta mendosh atë si sinonim të dobësisë ose ndjeshmërisë së tepërt. Është aq e fuqishme sa një ilaç i vërtetë mbi plagët tona. E vetmja kurë për një zemër të thyer. Kështu që mësoni të falni, të jeni më të fortë. Të bashkojmë pjesët përsëri dhe të ndjehemi përsëri të plotë.

Falja është cilësi e trimave dhe jo e frikacakëve. (Mahatma Gandhi)

Vlera e qetësisë së brendshme

Me kalimin e viteve ne kuptojmë se qetësia e brendshme është e paçmueshme. Edhe më e çmuar dhe e dëshirueshme sesa lumturia. Por vetëm një zemër dhe një shpirt i lirë nga pakënaqësia dhe negativiteti mund ta provojë atë.

Falja është e domosdoshme për të hequr qafe gjithçka që helmon jetën tonë, si dhe për t’u thënë “lamtumirë” atyre që na kanë lënduar dhe nuk janë më të denjë për të qenë pranë nesh.

Dëshiron të jesh i lumtur për një moment? Merr hak! Dëshiron të jesh i lumtur përgjithmonë? Fal! (Henri Lacordaire)

Po, mësoni të falni edhe kur falja nuk ju kërkohet. Ju ia keni borxh vetes. Për qetësinë tuaj.

 

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top