Simptomat e Covid-19 variojnë nga të lehta deri në forma të rënda. Shenjat shfaqen dy deri në 14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik, ISHP, në një postim në rrjetet sociale rendit simptomat e koronavirusit, të cilat nuk duhen neglizhuar dhe duhet kërkuar ndihmë.
Simptomat:
- Kollë
- Temperaturë
- Ethe
- Dhimbje muskujsh
- Vështirësi në frymëmarrje
- Dhimbje fyti
- Humbje të shijes dhe nuhatjes
- Konfuzion
- Përgjumje
- Dhimbje, shtrëngim në kraharor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.