FB

April 3, 2024 | 7:22

Çrregullimet e spektrit autik, shenjat e hershme sipas pediatres

Fëmija mund të ketë qarë në mënyrë të vazhdueshme deri në tetë orë dhe kjo e qarë ka qenë konstante. Gjthashtu ka raste që fëmija në këtë periudhë (6-12 muaj) ka qenë shumë i heshtur. Mos ndjekja e objekteve me sy, mos mbajtja e kontaktit me sy vazhdon të jetë e pranishme.

zerina

Zerina Sheme, mjeke pediatre

Nuk e kthen kokën kur e thërrasin në emër.
Reagon vetëm ndaj stimujve të caktuar (reklama të caktuara, tinguj të caktuar),
Mbindjeshmëri e madhe ose indiferentizëm
ndaj zhurmave dhe dritës.
Fëmija nuk qan për mamin kur del nga dhoma, nuk i bën përshtypje nëse në dhomë ka njerëz  nuk i bën përshtypje nëse në dhomë ka njerëz të rinj.
Nuk i kupton dhe nuk u përgjigjet mimikave, nuk përgjigjet me buzëqeshje.

Autismi

Mbi 1 vjeç:
-Përdorimi i lodrave nuk është kontekstual (nuk përshtatet loja me lodrën.
-Kanë një mungesë të iniciativës, mosdëshirë r të eksploruar ambientin.
-Fiksime në objekte të caktuara dhe detaje jo të zakonshme.
-Në disa raste në mënyrë konstante bën vetëm një tingull të caktuar.
-Me kalimin e muajve shohim që këto shenjavazhdojnë të jenë prezente, më pas mbyllen në
vetëvete. (Mpirje të emocioneve)
-Me kalimin e kohěs gjthashtu shohim që fëmija nuk bën tinguj të kordinuar vokale
(Mam, mamm, bab, babb, buu, duu etj), nuk tregon me gisht për gjërat që do dhe kur arrin 16 muaj nuk thotë asnjë fjalë teke.
-Pas 24-mujorit nuk e thotë më.

Simptomat e çrregullimeve të spektrit të Autizmit për moshat më të rritura janë:
•Vështirësi në aftësitë konjitive-njohëse, shpeshherë mungesë komunikimi, por kemi raste kur fëmijët mund të kenë zhvilluar
komunikimin duke përdorur një numër të kufizuar fjalësh.
•Ekolalia apo përsëritja e fjalëve që dëgjojnë është e zakonshme tek fëmijët e prekur nga ky
spektër dhe përdoret për të komunikuar dhe ndërvepruar me mjedisin.
•Autizëm, gjthashtu do të thotë vështirësi me shprehjen e emocioneve.

Fëmijët e këtij e spektri kanë vështirësi në shprehjen e emocioneve dhe refuzojnë të përgjigjen.
Në disa raste ato shtrëngojnë dhëmbët, dhe kjo lidhet me nivelet e larta të ankthit që kanë. Është e zakonshme tek fëmijët me spektër dhe përdoret për të komunikuar dhe ndërvepruar me mjedisin.
Autizëm, gjithashtu do të thotë vështirësi me shprehjen e emocioneve.
Fëmijët e këtij spektri kanë vështirësi në shprehjen e emocioneve dhe refuzojnë të përgjigjen. Në disa raste ata shtrëngojnë dhëmbët dhe kjo lidhet me nivelet e larta të ankthit që kanë:
-Vështirësi në ndërveprim
-Sjellje përsëritëse
-Nëse i ndërpret ato kalojnë në tantrume.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top