Marrëdhënie

March 12, 2020 | 8:15

Çrregullimi seksual për të cilin meshkujt kanë turp të flasin

Mendohet se të gjithë meshkujt e arrijnë orgazmën sa herë që bëjnë seks, por për disa kjo gjë nuk është e mundur. Ata kanë ereksion dhe marrin kënaqësi nga marrëdhënia seksuale, por nuk janë në gjendje të arrijnë në orgazmë.

1

“Ejakulacioni i vonuar” mendohet se prek rreth 8% të meshkujve, sipas ekspertit të shëndetit seksual, Dr. Tobias Kohler.

“Meshkujt që e kanë këtë problem bëjnë seks për 20 minuta ose më shumë pa mbaruar punë, shpesh duke u dorëzuar kur janë të rraskapitur ose të turpëruar, shkruan Shendeti. Edhe pse është një gjë e zakonshme, shumë pak meshkuj e dinë se ekziston një çrregullim i tillë,” tha për ‘Daily Mail’ Dr. Köhler. Pavarësisht se marrin kënaqësi nga seksi, meshkujt duke mos arritur në orgazmë vuajnë nga stresi mendor.

Pjesa më e madhe e këtyre meshkujve që kanë ejakulacion të vonuar, përpiqen pesë herë të bëjnë seks dhe vetëm një janë në gjendje ta mbarojnë,” shpjegoi Dr. Köhler.

Çfarë e shkakton ejakulacionin e vonuar?

Sipas Dr. Köhler, ejakulacioni i vonuar mund të ndodh kur një mashkull që normalisht arrin orgazmën për 3-4 minuta, nis t’i duhen 15 minuta. Nga ana tjetër, ejakulacioni i vonuar mund të jetë edhe i përhershëm, në rastet kur ka ndodhur që në herën e parë që mashkulli ka kryer marrëdhënie seksuale. Mjekët ende nuk kanë arritur të kuptojnë se çfarë e shkakton këtë problem, por besojnë se ka të bëjë me probleme psikologjike, sëmundje të ndryshme apo konsum droge.

“Shkaktari më i zakonshëm i ejakulacionit të vonuar është përdorimi i medikamenteve kundër stresit. Këto medikamente prodhojnë nivele të larta të serotoninës në tru, e cila është e ‘keqe’ për ejakulacionin,” shpjegon Dr. Köhler.

Burimi Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top