FB

May 27, 2023 | 8:31

CUTE GLOW / Më shumë se një trajtim, është ART!

Bukuria është relative, edhe pse ky korrelacion mund të mos bindë 100% secilin prej nesh. Megjithatë, ka diçka që e bën të ndashme këtë lidhje, e cila mban më me hatër njërën palë, atë femërore. Pikërisht bukuria, e bëri Mirjetën, një vajzë e re dhe e shkolluar në Zvicër, të ndryshonte profilin e saj si asistente stomatologe, dhe të rrëmbente mikrotehun prej titani, ‘armën’ e saj në profesionin e të qenit artiste e teknikës microblading.

Prej dy vitesh që e ushtron këtë teknikë, Mirjeta është bërë e njohur në kantonin ku jeton për rezultatet përrallore që ka dhënë në portrete të pajeta e pangjyrë për shkak të vetullave të dëmtuara apo pa formën e duhur estetike. Sepse microblading është një mënyrë e shkëlqyer për të rregulluar të gjitha problemet e vetullave tuaja. Sekreti gjysmë i përhershëm për t’i bërë ato të duken më të plota, krejtësisht natyrale, madje dhe zgjidhja më e thjeshtë dhe pa probleme për të mos qëndruar për orë të tëra duke i vizatuar për t’i dhënë formë.

Mirjeta Bislimi, artistja 25-vjeçare e teknikës microblading, që u ndryshon jetën vajzave dhe grave në Zvicër. Me origjinë nga Medvegja e Kosovës Lindore, por e lindur në Shkup, jetoi atje deri në moshën 7-vjeçare. Prej vitit 2003 jeton në Zvicër. Mirjeta është diplomuar në fillim si asistente stomatologe. Ndërsa prej 2 vitesh ka hapur sallonin e saj në kantonin e Valais. Gjithashtu menaxhon portalin Medvegja.net në Facebook me disa anëtarë të tjerë në staf.

Bashkëpunoni edhe në Shqipëri?

Jo nuk kam bashkëpunim në Shqipëri. Madje duhet të ceket se mungon shumë mbështetja në shtetet ballkanike, sepse nuk ka pranuar asnjë sallon deri tani të bëjë thjesht një publicitet. Unë mendoj që të gjitha e kemi veçantinë tonë në punë dhe se duhet të mbështesim njëra-tjetrën. Në Zvicër jemi shumë vajza nga vende të ndryshme që bëjmë microblading apo edhe trajtime të tjera, por mbështetja nuk mungon asnjëherë. Mundohemi që secila të bëje një “emër” këtu.

Cila është e veçanta që e bën punën tuaj të bjerë në sy bukur?

Sa i përket teknikës microblading mundohem që te bëhet më natyrale e mundshme, dhe i marr krejt masat e duhura në fytyrë që klientja të ketë vetullat e duhura për fytyrën e saj. Për formën duhet shumë kohë dhe saktësi në çdo milimetër. Sigurisht që duhet të konsultohet forma edhe me klienten.

Ku konsiston një punim microblading?

Një punim microblading ndoshta duket i lehtë, por duhet të ceket se çdo detaj ka vlerë. Unë jam në Phiacademy, dhe kemi një aplikacion special për procesin e vizatimit dhe ngjyrës të duhur. Procesi bëhet me gjilpëra sterile me pigmente phibrows, që zgjat 1 deri 3 vite. Sigurisht që para se të bëhet puna, dialogu me klienten është shumë i rëndësishëm, sepse shumica kanë shumë frikë që dhemb, apo si të duket rezultati final.

Sa rëndësi kanë përditësimet në fushën e microblading dhe çfarë diplomash njehsoni si garanci për punën tuaj?

Teknikat e microblading mbetën të njëjta të gjitha, por që me kalimin e kohës mundet të përmirësohet vizatimi i fijeve, sepse besoj që kurrë nuk jemi të kënaqura me punën dhe gjithmonë mundohemi për të avancuar maksimalisht në tregun e bukurisë. Unë kam diplomë si Artist Phibrows prej Phiacademy, dhe jemi një grup vajzash që realizojmë trajnime në shumë vende të botës, dhe shumë shpejt do të kemi trajnime në Kosovë, shpresoj edhe në Shqipëri.

 

 

[email protected] | lcuteyglow

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.179, muaji Maj

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top