Marrëdhënie

June 25, 2016 | 10:35

Dashuri e shëndetshme

Të paprekshëm nga viruset dhe trishtimi

Një dashuri e shëndetshme është e aftë “të hyjë në gjak” dhe ta rigjenerojë atë. Na bën të qarkullojnë energji të reja dhe na ofron mundësi të pamenduara. Të hapesh ndaj tjetrit, ndaj së papriturës, gatishmëria për të thyer skemat e vjetra për t’iu larguar ndjenjave, janë kushte të domosdoshme që dashuria të na dhurojë rigjenerimin.

Një fitore kundër peshës

Pas rënies në dashuri, nuk ka nevojë për dieta apo regjim ushqimor të kontrolluar. Trupi “i dashuruar” rifiton spontanisht formën ideale (jo domosdoshmërisht formën e modeleve apo klisheve të modës).

Energji pa fund çdo ditë

Me një dashuri të shëndetshme, zgjohemi plot energji, me një sprint të paprovuar më parë. Dita që na pret nuk është asnjëherë e vështirë: entuziazmi dhe dëshira për të vepruar na bëjnë të jemi më aktivë dhe gjallërues se zakonisht, çka është një përparësi shumë e madhe për vetëvlerësimin tonë.

Lëkurë plot shkëlqim

Lumturia lexohet në fytyrë. Falë dashurisë, lëkura është më e lëmuar, e butë, e pastër dhe plot shkëlqim. Edhe shikimi merr një dritë të pazakontë.

Të paprekshëm ndaj sëmundjeve

Gëzimi i dashurisë na dhuron shëndet. Mbrojtësit e sistemit imunitar forcohen dhe, për rrjedhojë, bëhemi “të paprekshëm” ndaj viruseve dhe baktereve. Gripi apo ftohja bëhet më e rrallë dhe kur ndodh të sëmuremi, nuk zgjat më shumë se 2-3 ditë.

Mirë se vjen humor i mirë!

Të biesh në dashuri na bën më të gëzueshëm dhe optimist. Nga kjo kemi ndjesinë e superfuqisë, që na bën të besojmë se e kemi botën në duart tona.

Jo më pengesa

Gjithçka rrjedh, duket pothuajse se gjërat na ndodhin si me magji. Nuk kemi më pengesa apo barriera për të realizuar qëllimet, edhe pse mund të kenë qenë të parealizueshme në fillim. Mangësitë ndërmjet mendimit dhe veprimit zvogëlohen, dilemat fashiten dhe jeta duket sikur merr një tjetër rrjedhë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top