Dëshmi

January 19, 2022 | 8:30

Dashuri e sinqertë, këngëtarja pas aventurës në Tiranë i rikthehet jetës dhe lidhjes së veçantë që ka

Nga Orjona Tresa, gazetare

 

Besiana Kasami është një personazh i dashur, jo vetëm për muzikën që ajo interpreton. Ky në fakt është një terren që e sfidon shpesh dhe mjaft mirë, mjafton ta dëgjosh kur ajo kalon bukur nga muzika e lehtë tek ajo popullore. Këngëtarja shqiptare e Maqedonisë është krejt e veçantë edhe sa i takon harmonisë dhe lirshmërisë që ka edhe jashtë botës së muzikës. Di të jetë një personazh krejt i veçantë, duke krijuar raporte po kaq të veçanta.

1

Pas aventurës në realiti shou-n “Big Brother”, Besiana, apo Big Mama siç e ka prezantuar ajo veten në publik, iu rikthye vendlindjes së saj me emocione të reja, por edhe më shumë se kaq për një lidhje të veçantë që ajo përkujdesej dhe tregonte vëmendje çdo ditë në jetën e saj. Bëhet fjalë për shoqërinë e ngushtë që ajo ka krijuar me Andin, mikun e saj të vogël me sindromën down. Besiana ka rinisur jetën aty ky e la jashtë shtëpisë së të famshmëve publikë, duke zgjedhur të na informojë se miqësia me Andin vijon dhe është kaq e bukur. Bashkë me të voglin ata janë duke pushuar, teksa ndodhen për ski në Tetovë. Miqësi e bardhë si bora, ndërsa për një raport të tillë, Besiana u shpreh më herët se tek Andi ka gjetur dashurinë e dlirë.

2

“Unë me Andin jam lidh tepër. Përqafimi i tij, dashuria e tij. Nuk e kam gjetur tek askush. Unë i dua fëmijët shumë! Andi është aq i veçantë, ka aq emocion! Arbana e them shumë sinqerisht, para gjithë shqiptarisë, unë i lutem Zotit dhe ëndërroj ta kem një fëmijë si Andi”, tha Big Mama në prime-in kur iu bë supriza nga Andi dhe familjarët e tij bashkëpunëtorë.

0

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top