Dëshmi

January 31, 2020 | 8:30

Dashuria e pakufishme që Rayce ndjen për vëllain e tij me sindromën Down

Rayce është një djalë 6 vjeçar shumë i ëmbël që ka fituar zemrat e mijëra njerëzve. Nëna e tij e filmoi atë ndërsa ndante një moment të dashur me vëllain e tij të porsalindur.

Rayce duke i kënduar vëllait të tij me sindromën Down

Ai me siguri nuk e priste që videoja e tij të shikohej nga miliona njerëz, shprehet Nicole Powell, nëna e Rayce dhe Tripp. Gruaja, me banim në Cabot (Arkansas, Shtetet e Bashkuara), ndau në internet një moment të mrekullueshëm familjar, në të cilin djali i saj i madh, Rayce, i këndon vëllait të vogël Tripp.

Videoja në fjalë u pa nga më shumë se një milion njerëz, të cilët janë mahnitur përpara ëmbëlsisë së dy fëmijëve. Të kesh një vëlla është gjithmonë një bekim i madh, dhe të jesh një vëlla më i madh, si në rastin e Rayce, është diçka shumë e veçantë. Rayce ka si detyrë të kujdeset për vëllain e tij më të vogël butësisht dhe me përgjegjësi. Dhe ai e bën atë me aq shumë dashuri, saqë çdo ditë i këndon këngë.

Një familje e veçantë

Kur prindërit e Tripp zbuluan se ai do të vinte në botë me sindromën Down, ata nuk kishin dyshime: ata do ta mirëprisnin atë në familjen e tyre, me gjithë mendimin e kundërt të mjekëve. Sindroma Down nuk e dëmtoi lidhjen mes vëllezërve, por përkundrazi e forcoi atë. Kur lindi, Tripp duhej të kalonte ca kohë në kujdesin intensiv për shkak të disa ndërlikimeve. Sidoqoftë, kjo nuk e pengoi Rayce të shkonte çdo ditë në spital për ta vizituar.

“Duhet pak më shumë kohë për të mësuar dhe kërkon pak më shumë kujdes dhe dashuri, por a nuk është kjo çka i duhet botës?”, Komentoi babai i fëmijëve.

Ndërsa nëna tha: “Dashuria nuk llogarit kromozomet”

https://www.facebook.com/nicole.powell.73/videos/2974975792515302/

Burimi / https://newsvarie.net/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top