Marrëdhënie

September 5, 2020 | 8:02

Dashuria e pakushtëzuar nuk dëshiron të ndryshojë partnerin, por bazohet në pranim dhe rritje

“Nëse ai të do vërtet, ai nuk dëshiron asgjë tjetër përveç asaj që ai tashmë ka”, thotë një mendim anonim që me pak fjalë përmban kuptimin më të bukur dhe të thellë të dashurisë së pakushtëzuar.

Por çfarë është dashuria e pakushtëzuar? Është thjesht shprehja më e bukur e dashurisë së lirë, autentike dhe të pastër. Ajo ku njerëzit që e duan njëri-tjetrin nuk kanë qëllim tjetër përveç se të duan njëri-tjetrin. Ata nuk vendosin kushte, por e pranojnë veten për atë që janë, për atë që kanë për të ofruar. Duke përfshirë meritat dhe defektet.

Dashuria e vërtetë është e rrallë, më e rrallë nga sa mendoni. Shpesh ajo që ne e quajmë dashuri nuk është gjë tjetër veçse një nevojë e maskuar, një domosdoshmëri. Një alternativë për vetminë dhe zbrazëtinë që ndiejmë brenda vetes. Dhe kështu ne projektojmë nevoja, dëshira, mangësi tek njerëzit që takojmë. Ne këmbëngulim për t’i parë ata sipas asaj ideje të përsosur që kemi shpikur në mendjen tonë.

Një ditë të bukur na bie velloja nga sytë: ajo dashuri nuk i ngjan aq shumë dashurisë. Përpiqemi ta bëjmë kështu, përpiqemi ta ndryshojmë partnerin tonë për ta bërë atë më të ngjashëm me atë ideal. Dhe ne irritohemi sepse nuk kemi kurrë sukses, sepse ai person nuk ekziston në mendjen tonë dhe sepse kjo nuk është dashuri.

Dashuria e pakushtëzuar është krejt tjetër

Nuk është nevojë, është zgjedhje. Nuk është një unazë në gishtin tuaj, është një fluturim. Dhe mbi të gjitha nuk është një projeksion, por diçka e vërtetë. Ajo ekziston.

Dashuria e pakushtëzuar ekziston brenda secilit prej nesh. Është pjesë e unit tonë më të thellë. Nuk është një emocion aktiv, por një mënyrë për të qenë. Nuk është një “Të dua” e thënë për një arsye ose një tjetër, nuk është një “Të dua nëse edhe ti më do mua”. Është dashuri pa arsye, dashuri pa objekt. (Ram Dass)

Është atje para nesh, me pikat e forta dhe të dobëta që ne dimë t’i pranojmë. Dashuria e pakushtëzuar është një dashuri e bazuar në mirëkuptimin dhe pranimin e thellë të tjetrit. Është e vetëdijshme, e qartë. Nuk pretendon të ndryshojë tjetrin, madje as nuk dëshiron, por është një rrugë e rritjes dhe përmirësimit të ndërsjellë. Dashuria e pakushtëzuar nuk ju dëshiron ndryshe, ajo dëshiron të rritet së bashku me ju.

 

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top