Në fokus

September 12, 2018 | 10:35

Dashuria e vërtetë vjen në kohën e duhur…

Dashuria e vërtetë vjen në kohën e duhur. Dikush ju jep dashuri me pikatore? Kujdes: dashuria e lypur nuk është dashuri e vërtetë. Nëse jeni të detyruar të ndiqni një person për të qëndruar pranë tij, ndoshta është më mirë ta lini, pasi tregon se nuk është i interesuar.

Le të përpiqemi, për aq kohë sa mundemi, të mos bëhemi shkak i dhimbjes sonë dhe të mos lejojmë veten të befasohet dhe të shfrytëzohet nga një dashuri e rreme.

Dashuria e vërtetë nuk është një garë për ata që japin më shumë dashuri ose vëmendje. Çdo gjë ndodh spontanisht dhe kur lindin probleme, vendosni t’i përballoni ato së bashku pa ikur dhe pa u përpjekur të fshiheni.

Dashuria e rreme, nga ana tjetër, mund të bëhet një manipulim i vërtetë. Kjo ndodh kur personit tjetër nuk i interesojmë vërtet, ai nuk bën përpjekje për të na bërë të ndihemi mirë, por thjesht na përdor, ndoshta vetëm për të pasur një shoqëri ose për të provokuar xhelozinë te dikush tjetër.

Disa njerëz mendojnë se vuajtja në dashuri është e pashmangshme, por në realitet nuk është kështu. Edhe në dashurinë më të madhe natyrisht mund të ketë momente trishtimi ose dëshpërimi, por kur një marrëdhënie bazohet vetëm në debate dhe lot, ndoshta ka diçka që nuk shkon me marrëdhënien.

Ne duhet të sigurohemi që të tjerët të mos përfitojnë nga ndjenjat tona. Nëse një marrëdhënie nuk jep gëzim, nuk na bën të lumtur dhe nuk na ndihmon të bëhemi njerëz më të mirë, është koha për ta mbyllur dhe për të rifilluar jetën në mënyrë të pavarur.

Megjithatë, përvoja të tilla nuk duhet të klasifikohen si të padobishme. Ato janë pjesë e rritjes sonë dhe na ndihmojnë të njohim dashurinë e vërtetë, atëherë kur ajo të vijë. Disa njerëz besojnë te dashuria me shikim të parë, të tjerë mendojnë se ka një shpirt binjak që mund të na shoqërojë gjithë jetën dhe të krijojë një pikë kthese reale në ekzistencën tonë.

Nëse personi me të cilin formoni një çift bëhet i dhunshëm, ju bën të vuani, nuk ju respektoheni, nuk kontribuon minimalisht në mirëqenien tuaj, nuk ju jep edhe një buzëqeshje, hapni sytë.

Mos e lejoni veten të manipuloheni dhe largohuni sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe pse ndonjëherë nuk është e lehtë, nëse e kuptoni se po jetoni një situatë që po vë në rrezik jetën tuaj personale dhe hapësirat tuaja, mos hezitoni dhe kërkoni ndihmë sa më parë. Tregoni historinë tuaj dhe çlironi veten.

Sigurisht që nuk e meritoni dashurinë e rreme të dhënë me pikatore, pasi nuk duhet të nxitoni për të ndjekur një person që nuk është aspak në lartësinë tuaj. Ne jemi të sigurt se nëse ia dilni mbanë të largoheni nga e kaluara dhe marrëdhëniet e rreme, jeta do t’ju shpërblejë me surpriza pozitive, për të cilat keni qenë duke pritur.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://aprilamente.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top