Lifestyle

September 12, 2018 | 11:00

Ja arsyeja pse kriza midis Charles dhe Lady Diana, filloi pas lindjes së Harry…

Zbulohet për herë të parë, fjalia e përbërë nga pak fjalë, e cila shkaktoi fundin e martesës midis princit Charles dhe Lady Diana. Kjo fjali publikohet 21 vjet pas vdekjes së Princeshës së Uellsit, më e dashura nga populli britanik dhe 22 vjet pas divorcit zyrtar midis të dyve.

“Oh Zoti im është djalë”, tha Charles kur zbuloi gjininë e djalit të tij të dytë Harry. Kjo është ajo që u botua nga biografi Andrew Morton në librin e tij “Diana: Her True Story “, e cila konfirmon atë që deklaroi Lady Diana në 1991 në një intervistë, ku pretendonte se kriza me burrin filloi menjëherë pas lindjes së Harry.

Princi Charles donte një vajzë dhe gjithashtu duhej të kishte ngjyrën e flokëve të tij: “Ai ka flokë të kuq”. Sipas biografit Diana, u përpoq ta mbante sekret se Harry ishte djalë deri pak ditë para lindjes së tij, sepse ajo e dinte se dëshira e bashkëshortit ishte një vajzë. Ndër të tjera, sipas Daily Mail këtë dëshirë ai kishte shprehur edhe ndaj shtatzënisë së dytë të Kate Middleton, e cila u shpërblye me lindjen e të voglës Charlotte.

 

Burimi / www.ilmessaggero.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top