Marrëdhënie

September 12, 2016 | 10:04

Dashuria… më shumë tërhiqen të ngjashmit!

Nga: Isida Lalaj Psikologe Këshillimi

Nga: Isida Lalaj
Psikologe Këshillimi

Ndonëse ndërveprimi social është element kyç i jetës së përditshme, njeriu mund të jetojë dhe në periudha të gjata pa praninë e të tjerëve apo duke pasur pak lidhje me ta. Nevoja për lidhje apo bashkim pakëson te njeriu frikën e izolimit. Formimi i përshtypjeve të para, përkushtimi, ndërveprimi shoqëror dhe nevoja për praninë e të tjerëve janë procese që mund të lidhen me marrëdhëniet tona me çdo njeri, ndërsa miqësia, dashuria dhe tërheqja janë përzgjedhëse. Jo çdokush të bëhet mik apo i dashur. Miqësia, tërheqja e dashuria kanë mjaft rëndësi për jetën shoqërore.

Përse çon ngjashmëria në tërheqje?

Studimet tregojnë se më shumë tërhiqen të ngjashmit sesa të kundërtit. Sipas njërit syresh, njeriu tërhiqet nga dikush që ka pikëpamje të njëjta me të, sepse këto marrëdhënie janë reciprokisht përforcuese. Mendohet se tërheqja nga të ngjashmit vepron edhe reciprociteti i efektit të pëlqyeshmërisë, që është prirja për të pëlqyer atë që na tërheq. Martesa është akti juridik që konkretizon dashurinë e një çifti duke e finalizuar atë. Pavarësisht se sot martesa po modernizohet gjithnjë e më shumë, duke ia hequr elementet karakteristike dhe aq të veçanta të saj, e them me plot gojën që vazhdon të jetë një dëshirë e vet çiftit për t’u plotësuar akoma më shumë, edhe pse shpesh ka raste që kjo martesë shtyhet nga prindërit dhe familjarët. Martesën, çiftet shqiptare e shohin si një dëshirë e konkretizuar në krijimin e familjes së tyre. Dikush martohet për dashuri, dikush duke qenë i detyruar nga shkaqe të ndryshme dhe dikush tjetër për interes ekonomik, social dhe material. E rëndësishme është që martesa akoma aplikohet në Shqipëri, qoftë për dëshirë, qoftë për të përmbushur një nga pritshmëritë kryesore të jetës. Inferioriteti që gratë përjetojnë çdo ditë, pavarësisht se kujt shtrese i përkasin, merr forma të ndryshme: diskriminim, injorim, fyerje, kontroll, shfrytëzim, shtypje, dhunë brenda familjes, në vendin e punës dhe në shoqëri. Patriarkati nuk është i njëjtë kudo. Natyra e tij mund të jetë dhe është e ndryshme, në shtresa të ndryshme, në të njëjtën shoqëri dhe periudha të ndryshme në histori. Për shembull, përvoja e patriarkatit nuk ishte e njëjtë në kohën e gjyshërve tanë, siç është sot. Megjithatë, parimet mbeten të njëjtat, meshkujt kontrollojnë shumicën e burimeve ekonomike dhe femrat kontribuojnë në përkujdesjen e familjes. Sot mediat dhe institucionet arsimore luajnë një rol të rëndësishëm për përhapjen e ideologjisë patriarkale të grave dhe burrave. Ajo po ndryshon nga dita në ditë. Femrat po bëhen më të pavarura dhe meshkujt po bëhen më të ndërgjegjshëm në lidhje me këtë fakt. Në zonat rurale martesa për interes ekonomik ekziston akoma në shoqërinë shqiptare. Faktorët që çojnë këto femra të bëjnë këtë zgjedhje janë të shumta si: mungesa e arsimimit, mentaliteti, ekonomia e dobët në familje, një baba posesiv etj. Këto dhe shumë faktorë të tjerë janë ato që detyrojnë femrën shqiptare të martohet jo me dashuri, por të shohë anën materiale të partnerit. Në zonat urbane kjo mendësi ka ndryshuar disi. Femrat po bëhen më të pavarura ekonomikisht, pasi ato sot arsimohen, kanë një punë të qëndrueshme dhe gjithashtu kanë më shumë hapësira për të jetuar vetëm. Në rast se në një çift, në zonat urbane ka mbaruar dashuria apo marrëdhënia nuk shkon më si në fillim ose ka konflikte bashkëshortore, sot femrat janë dhe kanë në dorë të kërkojnë divorcin. Që do të thotë se femrat në zonat urbane nuk janë më të varura ekonomikisht nga burrat dhe janë më të lira të bëjnë një zgjedhje tjetër në jetë. Duke bërë një paralelizëm midis sistemit të kaluar dhe atij sot, ku shumë familje, edhe pse i afroheshin divorcit, për hir të këshillit të lagjes pajtoheshin për të mos prishur familjen. Gjë e cila dëmtonte njërën palë, femrën, e cila për shkak të opinionit duhej të vazhdonte të ndante një çati me bashkëshortin të cilin nuk e dashuronte më. Por, nga ana tjetër e medaljes, bashkimi i çiftit ndikonte për mirë te fëmijët sepse dhe ata janë pjesë e vuajtjes së ndarjes së prindërve. Kjo gjë sot nuk ndodh më. Bashkëshortët e marrin vetë vendimin për t’u ndarë. Fëmijët në moshë madhore kanë të drejtën të zgjedhin me kë prind preferojnë të rrinë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top