Në fokus

September 8, 2018 | 11:31

“Dashuria ndihmon për të mposhtur sëmundjen”. Mesazhi shpresëdhënës i gazetares që po lufton me kancerin

Antonella Goldoni, gazetare e Gazzetta di Mantova, ndau një mesazh shpresëdhënës dhe inkurajues në mediat sociale, për shumë gra që po përballen me sfidën më të vështirë…

“Mos u rrëzoni, dashuria ndihmon në luftën kundër sëmundjes, dashuria që ju dhurojnë të dashurit tashmë është gjysma e kurës shëruese”. Antonella Goldoni, tregon se po lufton kundër kancerit të gjirit duke nisur një mesazh shprese për gratë që, si ajo, luftojnë çdo ditë për jetën.

Në Facebook Antonella ndau një fotografi ku mund të shihni shenjat e sëmundjes, një mënyrë për t’u marrë me problemin pa u shtypur nga ai. Ajo shfaqet e qeshur pranë një tabele të madhe, ku shkruhej: “Nuk kam frikë nga sfidat”.

Mesazhi i Antonellës:

“Është hera e parë që përdor trupin tim gjysmë të zhveshur dhe pozicionin tim si gazetare për të dhënë një mesazh të rëndësishëm që dëshiroj të arrijë në sa më shumë gra dhe burra, pavarësisht gjykimeve të mundshme, sepse kur flasim për kancerin e gjirit, burrat gjithashtu duhet të përfshihen me bashkëshortët e tyre që admirojnë dhe prekin, sidomos në momente kënaqësie.

Gjatë shumë viteve si gazetare kam marrë pjesë në shumë konferenca në shkolla dhe gjetkë, ku gjinekologët flisnin me fëmijët tanë për parandalimin e kancerit të gjirit, por veshët e mi kurrë nuk kanë dëgjuar se, në mesin e sinjaleve për të parë, ka nga ato që janë mjaft të dukshme me sy të lirë, thjesht duke u parë në pasqyrë. Këto janë shenjat e shtrirjes, por pastaj…. pas ultratingujve rutinë, mamografisë, rezonancës magnetike, merr një goditje: ato shtresa nuk janë gjë tjetër veç prani e një kanceri që po të hahet brenda.

Kur këto gra, kaq të ndryshme, i prek papritmas fat i keq… ose mbyllen në vetvete, qajnë, ose zemërohen, ose unë si gazetare përpiqem të intervistojë, të pyesë “pse ky test?

Pas fazës së parë që ju destabilizon për një moment, ndoshta për shumë racional, pragmatik, kërkoni zgjidhje të shpejtë, sa më pak të dhimbshme, kështu mund të shmangni kirurgjinë dhe kimioterapitë.

Unë sugjeroj dy gjëra që duhet të mbështesin gratë më të dobëta që po përjetojnë të njëjtën situatë me mua dhe që po luftojnë për të reaguar:

-Siguroni çrrënjosjen e elementëve të këqij, duke ua besuar problemin onkologjik profesionistëve që nuk ua shtojnë dhimbjen, ju duhet ta pëlqeni veten, duhet të zgjidhni m kujdes njerëzit që keni pranë, mos t’i mbani thjesht për numër.

-Të shpërqendroheni, mendoni për punën, të dashurit tuaj, hobit. Për fat të mirë unë kam 4 fëmijë, njerëz që më duan mua dhe çdo ditë e nis me një buzëqeshje, nuk e dëgjoj efektin psikologjik të prezencës së tij brenda gjirit. Unë nuk jam në piedestal, nuk kërkoj mëshirë, nuk kam nevojë, por e kam pranuar sfidën time!”

 

Burimi / https://www.repubblica.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top