Posta

August 9, 2016 | 8:37

Dashuroj një të huaj

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Jam e dashuruar me një grek prej një viti tashmë. Ai më ka kërkuar të shkoj të jetoj me të, por unë refuzova sepse pashë ca shenja racizmi tek ai dhe u preka. Dhe unë jam pak kundra politikës së tyre, por gjithnjë në këtë pikë do ziheshim. Dhe kjo ishte arsyeja pse u largova, por në drejtimet e tjera gjithçka ishte shumë mirë mes nesh. Familja ime është kundër. Ju çfarë më këshilloni, të shkoj tek ai, apo të tërhiqem njëherë e mirë duke ndjekur këshillën e familjes? Jam vërtet shumë e mërzitur, sepse nuk po marr dot një vendim, pasi kam frikë në çdo zgjedhje. Ariana

Përgjigjie:Fakti që ju ndiheni e dashuruar është lajmi i parë i mirë për ju. Nëse jeni e shqetësuar për elementët racialë që vëreni te partneri juaj grek, atëherë me siguri që ka diçka esenciale në trazimin e ndjenjave tuaja për këtë njeri. Elementi i përkatësisë së një kombi, është shumë i rëndësishëm për formimin e personalitetit tonë. Në të pandërgjegjshmen dhe të ndërgjegjshmen tonë, ne përfaqësohemi me çdo aspekt të eksperiencës jetike, që nga lindja e deri sa identifikohemi me ‘personin’ që duam të jemi. Ne mund t’i japim të drejtën vetes, të jemi kritikë mbi prejardhjen (kombësi, familje), mbi karakterin tonë, etj, por kjo vjen si reflektim mbi vetveten, të cilat përkthehen më pas me vrullin që e karakterizon njeriun për përmirësim ose me dëshpërim. Por, nëse dikush tjetër, jashtë rrethit tuaj të afërm apo jashtë kombësisë, do të përfshihej në gjykimin e prejardhjes dhe atë çka ju përfaqësoni, provokohen ndjenja zemërimi të cilat natyralisht vënë në diskutim nëse ju do të donit të ishit në prani të njerëzve të këtij lloji apo jo. Dallimi, diskriminimi racial, është një qasje e cila provokon zemërim, trishtim dhe dëshpërim, shpesh edhe reagim. Jeni ju ajo që vendosni nëse mund të qëndroni për një kohë të gjatë pranë partnerit tuaj, i cili reflekton këto karakteristika raciale. Nëse sjellja juaj do të interpretohej vetëm me racën që ju përfaqësoni, atëherë është një këndvështrim bardhezi, o je Shqiptar, o je Grek, dhe nuk e di nëse ju do mund ta përballonit një situatë të këtillë. Vlen të vendosni në peshore të dyja alternativat dhe aty ku mendon se ka më shumë disavantazhe, vlen të merrni një vendim dhe të braktisni njërën prej alternativave. Unë mendoj se ambivalenca juaj që me letrën që keni shkruar i ka dhënë disi përgjigje merakut tuaj. Jetë të mbarë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top