Lifestyle

December 4, 2018 | 14:02

Dekoroni dhe aromatizoni shtëpinë tuaj duke mbjellë limonë në kupa

A mund ta aromatizoni shtëpinë tuaj pa përdorur kimikate? Po, mund ta bëni. Vetëm një imagjinatë e vogël dhe një dëshirë e madhe për të eksperimentuar në mjediset dhe kabinetet me esenca dhe aroma në mënyrë strikte.

Në këtë artikull ne do t’ju tregojmë se si të mbillni një limon në një filxhan ose në një gotë.

Përveç marrjes së një filizi të bukur dhe shumë dekorativ, do të jeni në gjendje t’i jepni shtëpisë tuaj një aromë të veçantë dhe të freskët. Procedura është shumë e thjeshtë.

Çfarë ju nevojitet:

  • Fara limoni
  • Dhé
  • 1 filxhan me madhësi të mesme
  • Ujë
  • 1 piskatore e vogël

Procedura:

1. Merrni farat e limonit dhe vendosini në ujë për rreth një orë.

Kjo lehtëson procesin e heqjes së lëkurës së fortë që ndodhet rreth farave.

2. Hiqeni të gjithë gjithë shtresën e fortë për të lehtësuar suksesin e teknikës.

Përdor pinca për ta lehtësuar operacionin.

3. Lëreni dhe njëherë farën në ujë për dy ditë ose derisa të vihet re se ka filluar mbirja.

4. Vendosini farat në kupë dhe mbulojini me dhé të lagur.

Mundohuni ta ujisni fidanin tuaj kur dheu të jetë tharë dhe mos harroni që ta nxirrni rregullisht në diell. Në rast se nuk funksionon herën e parë, provojeni përsëri! Këmbëngulni dhe do të funksionojë. Praktika ju bën të përsosur. Vendosni bimë të ndryshme në qoshe dhe mjedise të ndryshme të shtëpisë tuaj për të përhapur një aromë të këndshme.

 

Burimi / incampagna.piccolestorie.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top