Aktualitet

October 7, 2026 | 20:04

Delegacioni gjerman “Unternehmer in Bewegung” me 28 sipërmarrës të njohur nga Europa, mes tyre dhe Zv/Presidenti i Hysenbelliu Group, Fatmir Hysenbelliu, zhvillon aktivitete në SHBA

Në morinë e takimeve dhe eventeve të zhvilluara në kuadër të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, iniciatorët e Delegacionit Gjerman të Biznesit në Shtetet e Bashkuara, Sarna Röser dhe Michael Schröder, organizuan delegacionin e fundit gjerman të biznesit në Shtetet e Bashkuara, i cili përbëhej nga 28 sipërmarrës.

img-20261007-wa0001

Delegacioni, që zhvilloi aktivitete dhe evente për njëmbëdhjetë ditë, pati edhe shkëmbime të nivelit të lartë në Nju Jork, Washington, D.C. dhe Virginia, duke përfshirë angazhime në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Shtëpisë së Bardhë, Kongresit të SHBA-së, misioneve diplomatike, ushtrisë amerikane, si dhe me përfaqësues të rëndësishëm të botës së biznesit dhe politikës.

Një prej eventeve më të rëndësishme ishte dhe takimi në zyrat e kompanisë Axel Springer SE në SHBA. Axel Springer SE është një kompani ndërkombëtare mediatike dhe teknologjike me selinë qendrore në Berlin të Gjermanisë. Ajo është lider në botimin digjital në Evropë dhe zotëron disa nga markat më të njohura globale të gazetarisë si BILD dhe DIE WELT (Gazetat më të mëdha dhe më me ndikim në Gjermani). POLITICO (Mediumi i famshëm ndërkombëtar i fokusuar në politikë). Business Insider (Platformë e njohur globale e lajmeve të biznesit dhe teknologjisë) si dhe Platforma Digjitale të mëdha të shpalljeve dhe punësimit si The Stepstone Group dhe AVIV Group.
Në takimin e organizuar nga ky delegacion i gjerë në zyrat e kompanisë Axel Springer SE, mori pjesë dhe Zv. Presidenti i Hysenbelliu Group, Z. Fatmir Hysenbelliu.
Sarna Röser është një nga përfaqësueset më të njohura të sektorit gjerman të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (Mittelstand). Ajo është sipërmarrëse, anëtare e bordeve mbikëqyrëse dhe përfaqësuese e interesave të biznesit gjerman në Berlin. Ajo është pjesë e Grupit Röser dhe përfaqëson gjeneratën e katërt të një biznesi familjar, aktiv në industrinë e betonit dhe çimentos, i cili ka një histori prej 104 vitesh.

img-20261007-wa0003

Rreth dy vite më parë, Röser bashkëthemeloi iniciativën “Unternehmer in Bewegung” (UiB) së bashku me figura të njohura të sipërmarrjes gjermane. Që prej atëherë, iniciativa është zgjeruar në një rrjet prej rreth 3,000 sipërmarrësish dhe synon të krijojë lidhje mes drejtuesve të biznesit gjerman, vendimmarrësve politikë, institucioneve ndërkombëtare dhe aktorëve të rëndësishëm ekonomikë.
Röser është anëtare e disa bordeve dhe institucioneve të rëndësishme. Ajo është anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Fielmann Group, një prej kompanive më të mëdha të optikës në Evropë, si dhe Zëvendëskryetare e Bordit Mbikëqyrës të FlatexDEGIRO AG, kompani e listuar në indeksin MDAX. Ajo është gjithashtu Zëvendëskryetare e Fondacionit Ludëig Erhard dhe mban një sërë pozicionesh të tjera në borde mbikëqyrëse, këshilluese dhe institucione të ndryshme.
Michael Schröder është sipërmarrës, investitor dhe iniciator i delegacioneve ndërkombëtare të biznesit.

Së bashku me Sarna Röser, ai zhvillon dhe drejton delegacione të konceptuara për të krijuar akses të drejtpërdrejtë dhe shkëmbime konkrete mes sipërmarrësve gjermanë, vendimmarrësve politikë, institucioneve ndërkombëtare dhe kompanive lider.
Schröder ka një përvojë të gjerë në zhvillimin ndërkombëtar të biznesit dhe në marrëdhëniet ekonomike, veçanërisht ndërmjet Gjermanisë dhe Evropës Juglindore. Sipas raportimeve në media, ai ka mbështetur Lidl dhe Schëarz Group në hyrjen e tyre në tregun e Kosovës dhe më pas në Shqipëri.
Si iniciatorë dhe drejtues të delegacionit, Röser dhe Schröder përfaqësojnë një format delegacionesh që shkon përtej një udhëtimi tradicional biznesi. Qasja e tyre kombinon aksesin e drejtpërdrejtë politik dhe diplomatik me interesa konkrete të biznesit dhe mundësi për Mittelstand-in gjerman në tregjet ndërkombëtare.

img-20261007-wa0002

Kjo iniciativë e gjerë ndërkombëtare që shkon përtej Gjermanisë, synon sjellë më shumë optimizëm dhe vizion për të ardhmen. Përmes fuqizimit të biznesit dhe mediave nën moton e tyre është “bëj, mos u anko” (machen statt meckern), duke kërkuar më shumë përgjegjësi, guxim dhe zbatim praktik të ideve. Iniciativa gjermane “Unternehmer in Bewegung” synon të shtrihet në breza dhe jo vetëm në periudha zgjedhore, duke përfshirë kompani të madhësive të ndryshme dhe sipërmarrës të rinj apo të fuqishëm e të njohur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top