‘Më tregoni çfarë hani dhe do t’ju tregoj kush jeni’. Një fjali me kuptim të veçantë për dietologët dhe psikologët modernë, ndërsa i bashkëngjiten mesazhit të kahershëm të bluzave të bardha kur na thonë: Ne jemi çfarë hamë! Delizioso është ushqimi i shpejtë më i ri në Tiranë, që me të drejtë i ka vlerësuar këto këndvështrime përpara se të hapej si investimi më i ri në fushën e kulinarisë në Tiranë.
Delizioso, me vendndodhje në Bulevardin Zogu i Parë, kujdeset për kurimin jo vetëm të shijeve, por mbi të gjitha të një menuje që do të jetë e shëndetshme për konsumatorin. Sigurisht që ka nga ato receta që do të jenë energjike, me përmbajtje mishin, por edhe ato më bio dhe gjelbër, vegjetarianet, si dhe më delikatët e shijes, që zgjedhin supërat, sallatat. Gjithçka konceptuar në një kuzhinë mesdhetare kryesisht, në harmoni me natyrën, për të përfituar ushqime të pasura në proteina.
Delizioso është kuzhina që ofron shije unike me plot 32 receta 100% Delizioso, krijuar me kujdes nga shefi i kuzhinës, mjeshtri Artan Azizaj. Janë receta të mirëmenduara për konsumim, për një dietë të balancuar dhe të qëndruarit të shëndetshëm. Për të gjithë meraklinjtë dhe përzgjedhësit e një tryeze të mbarë, shefi i Delizioso-s i përgatit vetë qoftet për hamburgerat. Shumica e përbërësve janë të përgatitur në kuzhinë, për të garantuar dhe siguruar cilësinë dhe pastërtinë e ushqimit që ofrohet.
Sa i takon burgerit, bukës dhe mishit ai është 100% amerikan. Ndër shijet të tjera janë receta me përmbajtje pule, kroketat, sufllaqet, pitet, tortillat, gjirot. Ndërsa dallon për nga veçantia e emrit dhe përmbajtje alla shef Pita Çuçe, specialiteti më i ri, recetë 100% Delizioso.
Delizioso ndodhet në një nga zonat më popullore në Tiranë, përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe një sërë institucionesh të rëndësishme. Për ata që nuk kanë kohë, Delizioso funksionon edhe me shërbimin e shpejtë delivery, me paketime të pastra dhe praktike, për t’ua bërë vaktin një zgjedhje të lehtë!
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 161
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.