Fëmijët po bëhen të varur nga rrjetet sociale, duke shkaktuar edhe dëme në psikologjinë e tyre prandaj prindërit shpesh herë janë në dilemë se kur duhet t’i lejojnë fëmijës se tyre mbajtjen e një telefoni.
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV psikologia Anxhela Peza tregoi dëmet që po shkaktojnë rrjetet sociale tek fëmijët dhe adoleshentët, ku përfshihen jo vetëm dëmet psikologjike por edhe ato fizike. Sipas saj prindërit nuk duhet ti ekspozojnë fëmijët në ekranet e tyre deri në një moshë të caktuar.
Prindërit të cilët i kanë fëmijët në shkolla private nuk është e nevojshme që fëmijët të pajisjen me celular për aq kohë sa ka një furgon që i çon në shtëpi dhe i merr nga aty. Nëse I ndodh diçka fëmijës telefonon vetë mësuesi ose sekretaria e shkollës dhe kanë shërbime të mëdha, nuk lind nevoja e një telefoni. Mendoj që mosha 12-13 vjeç për ata që ndodhen në shkolla private ndërsa prindërit e tjerë që për shkak të kushteve janë të detyruar ti lënë fëmijët pak më të lirë do t’ia japin në atë moment kur mund të jenë edhe 7-8 vjeç sepse janë pjesë e një realitetit që nuk është ndihmues për prindërit për të rritur fëmijët dhe për të pasur mbrojtjen e fëmijës.
Por sipas psikologes Anxhela Peza të gjithë adoleshentët pothuajse tashmë janë pjesë e rrjeteve sociale që në moshën 12-13 vjeçare ndërsa thekson ndikimin negative pasi fëmijët e marrin vlerësimin për veten përmes këtyre rrjeteve sociale.
“Shpeshherë fotot janë në një formë të rremë sepse nëse ti bën një foto me filtër, që nuk është realiteti dhe nuk je ti atëherë ti merr një vetëvlerësim fallco ose bosh. Dhe mbi të gjitha kontakti dhe marrëdhënia është në mënyrë virtuale dhe jo në mënyrë të drejtpërdrejt’ theksoi ajo ndër të tjera.
Burimi / https://report-tv.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.