Këshilla & Arsye

June 12, 2018 | 11:08

Dëmtimet që sjell fjetja me make-up…

Na ndodh shpesh që të kthehemi në orët e para të mëngjesit, të ndihemi të lodhura dhe të përtojmë ta heqim makijazhin nga fytyra. Por pa e ditur se ky veprim i joni është kaq i rrezikshëm për fytyrë.

Dermatologët kanë paraqitur 7 dëmtimet e madha që i sjell ky veprim jo i mirë fytyrës dhe lëkurës tonë:

Irritim i syve dhe infeksion

Gjumi me sy të lyer mund të sjellë skuqje të tyre, irritim e madje edhe infeksion te syrit.

Rrathë të zinj poshtë syve

Kjo mund të rrisë ekspozimin ndaj radikaleve të lira, duke bërë që të humbisni kolagjen më shpejt dhe si rrjedhojë të plakeni para kohe.

Bllokim

Nëse nuk hiqni nga fytyra makeup-in, mund të sjellë bllokim të poreve të lëkurës dhe krijimin e pikave të zeza

Lëkurë e thatë

Nëse flini me make-up, kjo mund të bllokojë penetrimin e mëtejshëm të kremrave ushqyes, ndaj nuk do mundeni dot të hidratoni lëkurën duke e lënë atë gjithnjë e më të thatë.

Folikula që bllokojnë qerpikët

Nëse flini pa pastruar rimelin apo penelin e syve, mund të krijohen folikula të vogla në formë dhjamore apo qime të vogla brenda lëkurës së syve.

Këputje qerpikësh

Nëse flini pa pastruar sytë nga rimeli, atëherë qerpikët tuaj do jenë më të dobët, do mund të këputen më shpejt dhe rrallohen.

Buzë të plasaritura

Buzëkuqi mund të bëjë që buzët tuaja të thahen dhe të plasariten nëse e mbani për një kohë të gjatë, le pastaj të mbahet gjithë natën.

Në vend të kësaj, më mirë pak balsam buzësh!

 

Burimi / Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top