Këshilla & Arsye

June 12, 2018 | 12:28

Këshilla për një larje më të mirë të rrobave…

Larja e rrobave kërkon një kujdes të veçantë, dhe nuk është aq e thjeshtë sa duket. Futja e tyre në lavatriçe është e rëndësishme, por thuajse të gjitha gratë bëjnë gabime gjatë larjes së rrobave.

Më poshtë do të lexoni disa nga rregullat që duhet të keni parasysh gjatë së rrobave në lavatriçe.

  1. Përzierja e materialeve të ndryshme

Përveç ngjyrës së rrobave, ka rëndësi edhe materiali i tyre. Copat që përmbajnë një lloj pushi apo leshi, duhen larë gjithmonë më vete. Gjithashtu, peshqirët nuk duhet të përzihen asnjëherë me materiale sintetike.

  1. Tejmbushja e lavatriçes mbi normën e lejuar

Mendojmë që sa më shumë rroba të kemi për të larë aq më mirë është në mënyrë që të mbushim një lavatriçe për të larë. Por duhet të bëni kujdes pasi edhe ajo ka kufizimet e saj.

Kur është e stërmbushur, uji dhe detergjenti nuk mund që të përzihen dhe të arrijnë tek të gjitha rrobat që ndodhen brenda saj, si dhe prania e shumë rrobave bën që lavatriçja t’i rrudhosë ato.

  1. Sasia jo e duhur e detergjentit

Që të keni rezultate më të mira, zbatojini me përpikmëri udhëzimet në etiketat e rrobave, si dhe udhëzimet në paketimin e detergjentit. Nëse rrobat janë shumë të pista, shtoni pak më shumë detergjent se sa sasia e rekomanduar. Gjithashtu nuk duhet edhe ta teproni me detergjentin. Sepse më pas bëhet shumë shkumë dhe mund të grumbullohen papastërti nëpër bluza.

  1. Mos përdorni të njëjtin program larjeje

Nuk mundeni që të lani lloje të ndryshme të tekstilit dhe rrobave në program të njëjtë. Ndërroni programin dhe përshtateni atë me nevojat tuaja. Uji i ngrohtë dhe temperaturat e larta lajnë shumë lehtë njollat, kurse numri më i vogël i rrotullimeve i rrudhos më pak ato.

  1. Larja e njollave para

Mos larja e njollave para futjes se rrobave ne lavatriçe është një gabim që pjesa më e madhe e bën. Nëse ato nuk pastrohen që në fillim nuk do mund të hiqen lehtësisht gjatë larjes në lavatriçe pasi ndotja do ketë depërtuar në thellësi.

 

Burimi / gsh.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com