Pika referimi

March 24, 2020 | 8:05

Denisa Daka: Gjallë a vdekur janë, askush na tregoi!

 

Në këtë mori lajmesh që vijnë orë pas ore tek secili prej nesh, në këtë ditë të veçantë që secili rreket të përcjellë urimin më të bukur tek tjetri, askush nuk na tregoi ç’po ndodh me të pamundurit në këtë vend!

Denisa Daka, avokate

Denisa Daka, avokate

Ç’po ndodh me të moshuarit që jetojnë e shtyjnë orët në vetmi, pa mundur të lëvizin nga shtëpia këto orë të vështira, më të pastrehët, fëmijët pa familje që ndajnë orët e trishta në izolim, me ato mijëra nëna që s’kanë t’u vënë bukë në sofër fëmijëve të tyre, fëmijët e tyre posaçërisht.

Askush nuk na tregoi nëse mbërriti ushqim, medikamente a qoftë një maskë për vetëmbrojtje te secili prej tyre, në ato sofra ku trishtimi e dhimbja ka mbytur gjithçka.

Askush nuk na tregoi në mbërriti dikush tek ata dhjetra njerëz që humbën shtëpitë nga tërmeti i fundit për t’u ofruar mbështetje në këto orë të vështira.

Askush nuk na tregoi në mbërriti dikush tek të dënuarit në burgje, te gratë e vajzat posaçërisht, të cilat për shkak të masave të marra, janë të dënuara dyfish që të mos takojnë për një kohë pa kohë fëmijët e tyre.

Se janë njerëz dhe ata, dëuar disa herë nga fati i mbrapshtë, më të mirë e bujarë, mirënjohës posaçërisht, në raport me dhjetra fatlumë këtu rrotull, që fati u ka buzëqeshur pa asnjë meritë e kontribut.

A mundi dikush t’u kujtojë se ishte ditë e verës, apo është luks për ta ky fakt..

Se Zoti a karma s’dihet se kush, po jep një shenjë me shumë gjasë, se padrejtësia e pangopësia kanë dhe ato një datë skadence, e gjithçka merr fund një ditë.

Ç’bëhet me ata njerëz???

Gjallë a vdekur janë, askush nuk na tregoi…!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top