“ILaser është reflektimi i një epoke ku estetika nuk ka më nevojë për ndërhyrje agresive për të sjellë rezultate të mëdha. Një epokë ku rrezja e dritës rikthen butësisht shkëlqimin e natyrshëm të lëkurës, korrigjon imperfeksionet, me procedura te shpejta, pa kohë rikuperimi dhe me rezultate të sigurta dhe që zgjasin në kohë.” – DENISA ZHEGU
Ka një çast kur kujdesi për veten kalon përtej pasqyrës. Kur lëkura nuk është më thjesht mbështjellës i trupit, por një dëshmi e kujdesit, e zgjedhjeve, e kohës. Në këtë udhëtim të rafinuar drejt një estetike më të natyrshme, më të mençur, një teknologji e re ka mbërritur në Tiranë, dhe jo rastësisht, në një nga klinikat më vizionare të momentit, Dermoestetik Unik.
Në zemër të kësaj qasjeje të re që bashkon shkencën me kujdesin personal, qëndron doktoreshë Denisa Zhegu, një nga figurat më të përkushtuara të dermoestetikës shqiptare. E frymëzuar nga pjesëmarrjet e saj të vazhdueshme në konferenca ndërkombëtare dhe seminare të specializuara, ajo ka zgjedhur të sjellë në klinikën e saj një nga risitë më të avancuara të fushës, ILaser, teknologjinë që nuk transformon vetëm lëkurën, por edhe mënyrën si i perceptojmë trajtimet e estetikës së avancuar. Nuk është thjesht një pajisje, është një filozofi trajtimi që bashkon shkencën me delikatesën estetike. Një rreze precize, e programuar për të përmirësuar pa dëmtuar, rezultate të dukshme dhe të sigurta, për të rikthyer jo vetëm një lëkurë të rinovuar por edhe vetëbesimin dhe të ndjerit mirë me veten.
INTERVISTA
Çfarë është ILaser?
ILaser është një nga teknologjitë më të avancuara të lazerit që përdoret sot në fushën e estetikës së avancuar. Realizon procedura jo-invazive me saktësi të jashtëzakonshme. Ky lazer është projektuar për të trajtuar një gamë të gjerë problematikash siç janë: lifting jo-invaziv i fytyrës dhe zonave të ndryshme të trupit, rigjenerim jo-ablativ të lëkurës nëpërmjet Fraxel Resurfacing, blefaroplastikë jo-kirurgjikale, trajtimin e celulitit me fibër optike, rigjenerimi vaginal si dhe liposuksion. Kjo teknologji funksionon përmes gjatësisë së laser-it diode 1470 nm veprimi i së cilës realizohet duke shfrytëzuar absorbimin e ujit. Është aq precize dhe e sigurt sa trajtimet e realizuara me ILASER japin rezultate të sigurta edhe me 1 seancë. Dhe ky efikasitet dhe siguri është vërtetuar dhe nga institucioni më i rëndësishëm i certifikimeve në botë siç është FDA.
Kujt i shërben ILaser?
ILASER është një pajisje që mund t’i shërbejë kujtdo që dëshiron të kryejë rimodelim të fytyrës, tonifikim dhe stimulim të kolagjenit, tonifikim të lëkurës jo vetëm në fytyrë por edhe në zonat si krahë, bark, apo pjesën e brendshme të kofshëve, zona të cilat janë të vështira për t’u trajtuar edhe me ndërhyrje kirurgjikale apo aktivitet fizik, për heqjen e dhjamit në zona të ndryshme të trupit, tonifikim të indit, rimodelim të siluetës së trupit, rigjenerim të fytyrës, qafës, dekoltesë dhe duarve, trajton shenjat post akne dhe strijat, trajton thatësinë vaginale, inkontinecën urinare në stadet e para, bën dhe korrigjime të zonës vulvo-vaginale, si dhe trajton në mënyrë shumë efektive celulitin. Me pak fjalë, ILaser është një aleat i fuqishëm dhe i besueshëm.
Cilat janë avantazhet e teknologjisë ILaser?
Nuk ka dhimbje, nuk ka plagë. Pra janë trajtime minimalisht invazive dhe nuk kërkojnë kohë rikuperimi. Janë të përshtatshme për çdo stinë. Ndryshe nga disa teknologji të tjera që shmangen në verë, ILaser mund të përdoret gjatë gjithë vitit, për sa kohë ruhet kujdesi bazë ndaj ekspozimit në diell. Rezultatet janë të dukshme në një kohë të shkurtër. Vetëm me 1 seancë apo fare pak seanca, marrim rezultatin e dëshiruar. ILaser është i sigurt dhe i kontrolluar. Teknologjia lejon realizimin e protokolleve të personalizuara sipas nevojës dhe problematikës së pacientit, duke eliminuar rreziqet e zakonshme të trajtimeve invazive.
Cili është roli juaj si mjeke dermoestetiste?
Një teknologji e përparuar kërkon një profesionist të përkushtuar. Përdorimi i ILaser në duart e një mjeku të specializuar në dermoestetikë nuk është thjesht një trajtim, por një proces i udhëhequr me intuitë, eksperiencë dhe përkushtim për estetikën natyrale. Në Shqipëri, mjekët dermoestetistë që janë trajnuar me këtë teknologji të re kanë filluar ta përdorin me sukses në klinikat moderne, duke vendosur standarde të reja në shërbimin estetik.
Një investim në kohë, jo vetëm në pamje, apo jo?
Përtej përfitimeve estetike, përdorimi i ILaser është një mënyrë e mençur për të ruajtur shëndetin dhe freskinë e lëkurës afatgjatë. Ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme dhe ruan një pamje të shëndetshme pa nevojën për ndërhyrje agresive më vonë. ILaser nuk premton perfeksion, por sjell natyralitetin më të mirë të vetes sonë në sipërfaqe. Kjo teknologji na kujton se kujdesi nuk ka pse të jetë ekstrem, por i mençur.
Adresa: “Rruga e Dibrës”, Tiranë
+355 (0) 68 29 32 472
Facebook Denisa Zhegu
Instagram Dr.DenisaZhegu
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.