Këshilla & Arsye

October 20, 2016 | 8:53

DENTOFOBIA

Dentofobia është frika nga dentisti.

Kjo fobi shfaqet si një frikë intensive në lidhje me parashikimin e dhimbjes dhe në shumë raste ka të bëjë me një situatë traumatike në të kaluarën.

Dentofobia është shkaktuar nga përvojat e pakëndshme në të kaluarën dhe kjo frikë mund të ketë pasoja negative për jetën shoqërore. Depresioni, izolimi, refuzimi për t’u angazhuar në aktivitete sociale, frika e paraqitjes së dhëmbëve, shmangia e vendeve e punës që përfshijnë marrëdhëniet me publikun, ka disa situata që ndikojnë tek persona që vuajnë nga kjo fobi specifike.

Një studim i fundit i kryer në Britani të Madhe tregon, se njerëzit janë shumë të frikësuar nga dentisti. Rezultatet e anketës tregojnë se 54% e grave të anketuara janë nervoze, të shqetësuara një ditë para një vizite tek dentisti, ndërsa 57% thonë se ata janë të frikësuar teksa presin për të hyrë. Rreth 20% e grave vuajnë nga ankthi ekstrem, kështu që disa kurrë nuk shkojnë për të bërë një takim tek dentisti. Numri i grave kanë një fobi e tillë është dyfishi i asaj të meshkujve – 10%. Anketa gjithashtu tregoi se 39% e meshkujve janë të shqetësuar dhe në ankth një ditë parase të shkojnë tek dentisti, ndërsa 42% pranojnë se janë të frikësuar gajtë qëndrimit në dhomën e pritjes.

Pa marrë parasysh se sa e madhe është frika juaj me pak ndihmë nga një dentist është e mundur të menaxhohet.

-përpiquni të çlodheni dhe mos shikoni në asnjë mënyrë instrumentet e përdorura nga dentisti.

-përpiquni të mendoni për gjëra pozitive që kanë ndodhur kohët e fundit në jetën tuaj ose thjesht numëroni rrahjet e zemrës suaj.

-Përpiquni të bëni abstraksion në çdo zë apo erë dhe mendoni se ajo nuk ishte e dhimbshme.

-Ju duhet të mendonise  dentisti nuk është një shejtan prej filmave horror, por një mik i mirë, i cili do të kujdeset për shëndetin dhe buzëqeshjen tuaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top