Në fokus

October 20, 2016 | 8:39

Pasojat e abuzimit fizik të fëmijëve në varësi të moshës

Çdo i rritur mendon se lirisht mund të ushtrojë të drejtën për të ndëshkuar fëmijën, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijën e tyre. Ndëshkimi fizik është përdorur për fat të keq si një mjet edukativ dhe situata të tilla janë të zakonshme në jetën e përditshme.

Ndëshkimi fizik rrezikon integritetin fizik të fëmijës dhe shkakton vuajtje dhe dhimbje, dhe në kohë afatgjatë ka pasoja të mëdha negative në zhvillimin kognitiv, emocional dhe social.

Edhe pse dënimi i vogël fizik nuk e rrezikon fëmijën fizikisht, nëpërmjet përsëritjes ose përdorimi në mënyrë të paligjshme, në mospërputhje me gabimete tyre mund të çojë në traumë psikologjike, që do të ndikojë negativisht në jetën e ardhshme si i rritur.

Pasojat e abuzimit fizik:

Emocionalisht:  Ndjenja të inferioritetit që vazhdojnë në moshën e rritur.

Komunikimi i vështirë, shënuar nga dhuna.

Në aspektin social:

Viktima fëmijë nuk denoncon  keqtrajtimin. Refuzon edhe ndarjen nga agresori.

Si një i rritur do të miratojë qëndrimin mazokiste.

Në planin e sjelljes bazuar në fazat e zhvillimit:

0-3 vjeç

-mungesa e aftësive gjuhësore

-zhvillimi i ngadalshëm motorik

-zemërim i tepruar

-ankthe, të dridhura natën

 

4-8 vjeç

-frikë dhe zemërim

-agresion

-mërzi, depresion, sjellje vetëvrasëse

-ankthi i tepërt

-pagjumësi, frikë të shkojnë në shtrat

– mungesa e motivimit

-vonesa në zhvillimin e gjuhës

-vonesa në zhvillimin motorik

-sjelje sadiste me kafshët

 

9-13 vjeç

-agresion

-plagos / vret kafshët

-depresion, ndjenja e pafuqisë, tentim vetëvrasje

-mund të fillojnë përdorimin e substancave (drogë, alkool)

-Përfshirja në banda

-izolim i vetë-imponuar

-gënjeshtra

-sjellje antisociale

-identifikimi i fortë me rolet gjinore

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top