FB

January 10, 2023 | 9:00

Depresioni gjatë dimrit, pse ndodh dhe si ta parandaloni atë

Dimri ka mbërritur plotësisht, ditët janë bërë më të shkurtra dhe më të zymta. Bashkë me stinën më të ftohtë të vitit, për shumë njerëz në të gjithë botën zbret edhe trishtimi.

Por, çfarë është depresioni i dimrit?

Quhet depresioni i dimrit për shkak se ndodh në këtë periudhë të caktuar të vitit dhe zhduket në periudha të tjera. Ekspertët shprehen se shkaku kryesor është mungesa e dritës pasi, kjo sindromë është më e përhapur në vendet me pak diell.

Ekspozimi ndaj dritës së diellit stimulon hipothalamosin, një pjesë e trurit që ndihmon në kontrollin e ritmit kardiak të zemrës. Mungesa e dritës, ngadalëson ritmin kardiak dhe kjo i shkakton trurit mbiprodhim të hormonit të gjumit.Duke qënë se çlirohet më shumë melatonina, ulet prodhimi i serotoninës që është hormoni i cili ndikon gjendjen emocionale.

Si rezultat, organizmi fillon e bie në një gjendje gjumi e letargjizmi që përkthehet në depresionin dimëror. Megjithëse është një sindromë sezonale dhe zakonisht zhduket, mjekët shprehet se duhet trajtuar me shumë kujdes.

Cilat janë simptomat?

Në mënyrë që të quheni të prekur nga ky lloj depresioni, ekspertët thonë se duhet ta keni përjetuar për të paktën 2 dimra rresht ose më shumë. Një nga simptomat më të dukshme të depresionit gjatë dimrit është lodhja e vazhdueshme. Gjithashtu ndjenjat e urisë për ushqime të pasura me sheqerna apo karbohidrate mund të jenë shenja shumë të dukshme.

Depresioni i dimrit mund t’ju prekë dhe t’ju dobësojë edhe anën fizike të trupit. Mungesa e përqendrimit, problemet me memorien.

Simptoma të tjera mund të jenë:

Humbje e interesit për aktivitetet e përditëshme

Problemet me gjumin

Ndryshime në peshë

Ndjenja nervozie

Si ta parandaloni atë?

Për këtë lloj sindrome shumë specifike kurat dhe trajtimet janë sa të lehta aq edhe komplekse. Në mënyrë që ti shpëtoni depresionit të dimrit mundohuni të qëndroni të paktën 30 minuta jashtë në diell. Mundohuni të qëndroni jashtë gjatë periudhës së mëngjesit kurr rrezet mund të jenë më intensive. Gjithashtu merruni me aktivitet sportive, jini aktivë dhe ushqehuni shëndetshëm.

 

 

 

 

 

 

Burimi/ Topchannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top